E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.Jozefina Topalli: Pavarësia e Kosovës dhe ftesa për anëtarësim në NATO, ngjarjet më historike të viteve të fundit për Shqipërinë.

 

Progresi i Shqipërisë, reformat dhe hapat e shpejtë drejt integrimit Euro-atlantik, përbëjnë për Kosovën dhe për të gjithë rajonin një model  suksesi", u shpreh Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, në takimin me Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, në selinë e seancave plenare përpara se Presidenti Sejdiu t'i adresohej Kuvendit të Shqipërisë.
Duke i uruar mirëserdhjen në Kuvend, në shtëpinë e të gjithë shqiptarëve, Kryetarja e Kuvendit tha se: "Është kënaqësi dhe emocion i veccantë t'ju pres në këtë vizitë historike, të Presidentit të parë të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
"Kosova, theksoi Presidenti Sejdiu, nuk da ta harrojë kurrë mbështetjen që ju, Kuvendi i Shqipërisë dhe i gjithë shteti shqiptar dhatë gjatë gjithë procesit të pavarësimit të Kosovës e veccanërisht tani, për njohjen e shtetin tonë dhe për këtë, ne ju falënderojmë nga shpirti."
Presidenti Sejdiu u shpreh se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO, nga Shqipëria është një shembull për rajonin ballkanik, ndërsa shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë me NATO-n i shërben  të gjithë rajonit.
"Pavarësia e Kosovës dhe marrja e ftesës në NATO, tha Kryetarja e Kuvendit, kanë qenë ngjarjet më të rëndësishme për Shqipërinë në vitet e fundit. Ne vlerësojmë maturinë që klasa politike në Kosovë po tregon në konsolidimin e shtet ligjor dhe forcimin e demokracisë.
 
Më tej biseda u ndal në zhvillimet e fundit në Kosovë.
Presidenti i Republikës së Kosovës e njohu Kryetaren e Kuvendit me ecurinë e zbatimit të Paketës Ahtisari përmes miratimit të ligjeve në Kuvendin e Kosovës.
"Në muajt pas shpalljes së pavarësisë, tha Presidenti Sejdiu, ne miratuam kushtetutën e shumë ligje bazë pjesë e Paketës Ahtisari. Kemi shprehur pjekuri, aftësi e gjallëri për të lëvizur në proceset europiane e botërore, duke ruajtur standardet kombëtare në respektimin e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve.
Në realitetin e ri të krijuar, tha Kryetarja e Kuvendit, ne duhet të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy parlamenteve dhe vendeve tona, jo vetëm për të bashkërenduar më shumë përpjekjet për njohjen e Kosovës, dhe anëtarësimin  e saj sa më shpejt në organizatat ndërkombëtare, por edhe për të rritur  më tej bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës.
 

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›