E Diel, 1 Nëntor 2026

"Brenda dy tre javesh do te kemi marreveshje"

Jo me shume se dy ose tre jave kohe per dy lideret politike shqiptare, Kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozites, Edi Rama, per te gjetur formulen qe do ti jepte zgjidhje ngercit politik. Nenkryetari i Grupit Parlamentar Kristiandemokrat ne Parlamentin Evropian, Ioannis Kasoulides, pas takimit ne Strasburg u shpreh teper optimist se me ne fund do te arrihet te gjendet nje zgjidhje mbi ngercin politik ne Shqiperi. "Fillimisht dua te them se kjo ishte nje nisme e dy grupeve me te medha ne Parlamentin Evropian, Partia Popullore Evropiane dhe grupeve Socialiste e Demokrate, dhe dy kryetaret e grupeve kishin ftuar kryeministrin e Shqiperise Sali Berisha dhe udheheqesin e opozites Edi Rama per te ardhur ne Strasburg, ne nje vend simbolik, kryeqyteti i Evropes, dhe qyteti i pajtimit ne Evrope, per te diskutuar lidhur me menyrat per te dale nga gjendja e tanishme e ngercit politik dhe nga kriza politike me te cilen perballet Shqiperia", tha Kasoulides. Sipas tij, ne darken e djeshme u diskutuan te gjitha ceshtjet qe lidhen me situaten politike ne Shqiperi dhe eurodeputeti vleresoi se ka perparim ne gjetjen e nje zgjidhjeje. "Pas nje shqyrtimi te plote mund te them se eshte bere perparim, gje qe na ben ne te jemi optimiste se kur udheheqesit te takohen perseri, sic u vendos, brenda dy ose tre javesh, ne shpresojme se do te kemi nje marreveshje", u shpreh ai. Ashtu si dhe zyrtaret e tjere edhe Kasoulides, nuk hyri ne detaje te metejshme ne lidhje me cfare eshte propozuar ne tavoline dhe perbajtjen e draftit te propozuar. Sipas tij, ne tryeze tashme jane propozime dhe ide te qarta, te cilat duhet te zgjidhen ne menyre te kenaqshme, qe sistemi parlamentar te punoje pa pengesa, ne menyren evropiane te zgjidhjes se mosmarreveshjeve. "Une mendoj se ne darken e dy diteve me pare, u veprua ne menyre evropiane dhe une mendoj se mbreme ne kete menyre u veprua dhe kjo eshte rruga perpara. Jam optimist se te dy udheheqesit po kerkojne nje zgjidhje dhe prandaj nje zgjidhje mund te arrihet", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›