Brukseli: Eshte koha te zgjidhni ngercin, jo vonesa
Rozeta Rapushi
Te gjendet nje rruge zgjidhje e shpejte, e qendrueshme dhe ne linje me Kushtetuten dhe transparencen. Kete mesazh dhane dje Perfaqesuesja e larte e Bashkimit Evropian per Politiken e Jashtme, Catherine Ashton, si dhe Komisioneri per Zgjerimin ne Komisionin Evropian, Stefan Fule. Duke inkurajuar dialogun dhe gjetjen e zgjidhjes mes dy kampeve kundershtare politike ne Shqiperi, zyrtaret e larte vune edhe nje here theksin per nje zgjidhje qe bazohet ne Kushtetute dhe transparence. "Perfaqesuesja e Larte dhe Komisioneri, i bashkengjiten thirrjes se grupeve politike te Parlamentit Evropian, ndaj liderit te qeverise dhe liderit te opozites per te marre pergjegjesi per gjetjen e nje rruge perpara qe te jete kombetare, e qendrueshme dhe e shpejte, ne linje me aspiratat e qytetareve te Shqiperise, Kushtetuten dhe principin e transparences", thuhet ne deklaraten e perbashket te Ashton dhe Fule. Dy zyrtaret e larte te BE-se, kujtuan se Shqiperia eshte ne nje moment vendimtar ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian, sic eshte edhe dorezimi i kerkeses per marrjen e statusit kandidat. Ndaj sipas tyre, zgjidhja duhet te jete sa me e shpejte. Ne emer te Bashkimit Evropian, ata shprehen shqetesimin serioz qe ky union ka per bllokimin politik te vazhdueshem ne Shqiperi. "Ne jemi te shqetesuar per Parlamentin disfunksional dhe per efektet e mundshme sistemike ne institucionet e tjera. Eshte koha per te gjetur nje zgjidhje per krizen aktuale mbi nje baze qe t'i rezistoje testit te kohes. Perspektivat e Shqiperise nuk duhet te ndikohen me tej nga vazhdimi i gjendjes ekzistuese", keshilluan Ashton dhe Fule ne nje situate kur prej me shume se nente muajsh parlamenti nuk funksionon si duhet ne vendin tone. Perfaqesuesja e Larte, Catherine Ashton dhe Komisioneri, Stefan Fule, mbeshteten gjithashtu, iniciativen e anetareve te Parlamentit Evropian Joseph Daul dhe Martin Schulz, ne emer te grupeve te tyre politike ne Parlamentin Evropian, per te inkurajuar permiresime efektive te situates politike ne Shqiperi, ne te mire te qytetareve te vendit dhe me shprese per te permiresuar perspektiven Evropiane te Shqiperise. Ata theksuan se nje sere sfidash te brendshme kerkojne kuraje politike. Qendrimi i dy zyrtareve te larte, vjen menjehere pas darkes se zhvilluar ne Strasburg, si nje shtyse per dy lideret kryesore ne vend, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetari i opozites, Edi Rama, per te gjetur nje zgjidhje mbi ngercin politik ne vend, qe vijon qe pas perfundimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 Qershorit.