E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Partia Socialiste është e gatshme që kjo situatë të mbarojë brenda dy javësh Kryetari i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, vlerësoi se zgjidhja nuk do vonojë, në kushtet kur është vendosur një afat i cili ka një kufi ultimativ për t’i dhënë fund dhe zgjidhje përfundimtare kësaj situate Në një komunikim me media nga selia rozë, kryesocialisti tha sot se “PS është e gatshme që kjo situatë të mbarojë brenda dy javësh”. “Jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, në rast se nuk duam që Shqipëria të hyjë në pasoja të pamerituara, ne nuk e duam këtë dhe jemi të angazhuar me mish e shpirt t’i japim fund kësaj krize”, shprehu gatishmërinë Rama. Ai theksoi se hapja e kutive nuk do të jetë më tabu, por mbetet të zgjidhet metodologjia që do të bëjë të mundur këtë. Kreu i PS tha gjithashtu se shpreson se zgjidhja do vijë brenda dy javësh dhe se PS po angazhohet plotësisht ta realizojë afatin e caktuar nga ndërkombëtarët. “Falë përpjekjeve, sakrificave të atyre djemve dhe vajzave që morën hapin e hynë në grevë, ne sot jemi besimplotë. Dua të vlerësoj duke u nisur në faktin se kutitë do hapen, nuk janë më tabu, siç ishin 5 ditë më parë”, vlerësoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›