Brenda gushtit, lista e ish-pronarëve që do të dëmshpërblehen
Brenda muajit gusht, Agjencia e Legalizimeve do të bëjë gati të gjithë listën e ish-pronarëve, të cilëve u është marrë toka padrejtësisht për të ndërtuar pa leje. Drejtori i ALUIZNI-t, Shaban Memia, u shpreh për “standard” se Agjencia është duke koordinuar punën me qeverinë në mënyrë që kjo listë të jetë gati brenda muajit gusht. “Brenda muajit gusht shpresojmë që të hartojmë të gjithë listën e ish-pronarëve”, - tha Memia. Kuvendi miratoi rreth një muaj më parë edhe ndryshimet ligjore për sa i përket legalizimit të ndërtimeve informale. Këto ndryshime prekën edhe afatin për mënyrën e dëmshpërblimit të ish-pronarëve, e kërkuar me ngulm nga Partia Republikane. Ndryshimet ligjore përcaktuan se duke filluar nga data 1 gusht, duhej të miratohej lista e ish-pronarëve, si dhe pas miratimit të kësaj liste nga Këshilli i Ministrave, brenda tre muajve ish-pronarët do të dëmshpërblehen nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Memia u shpreh më tej se “zgjatja e miratimit të ndryshimeve ligjore në ligjin e legalizimeve, si dhe kthimi i ligjit nga Presidenti, ka bërë që puna të hasë vështirësi”. Gjithsesi, kreu i ALUIZNI-t garanton se brenda këtij muaji, lista do të jetë gati në tryezën e rrumbullakët të qeverisë. Ai sqaron se kemi agjentët tanë në terren të cilët po punojnë për verifikimin dhe listimin e këtyre tokave që i takojnë kësaj kategorie.
Lista e ish-pronarëve
Sipas amendimeve të ligjit të legalizimeve të miratuara në Kuvend, Këshilli i Ministrave miraton brenda një afati prej 30 ditësh të gjitha listat e ndërtimeve informale. Sipas parashikimeve, brenda muajit gusht pritet që Agjencia e Legalizimeve të përpilojë të gjithë listën e ish-pronarëve, ku në tokën dhe truallin e tyre është ndërtuar pa leje. Të dhënat paraprake tregojnë se një e treta e ndërtimeve pa leje janë mbi tokë private të personave të tretë, ndërsa pjesa tjetër janë mbi tokë shtetërore, si dhe mbi tokë private. Aktualisht, numërohen mbi 200 mijë ndërtime informale të deklaruara, nga të cilat, rreth 80 mijë janë ndërtuar mbi truallin e personave të tretë të cilët do të përfitojnë dëmshpërblim. Hartimi i kësaj liste, që parashikohet të jetë rreth 80 mijë ish-pronarë, do të kalojë në Këshillin e Ministrave. Më pas, qeveria brenda afatit ligjor prej 30 ditësh, do të miratojë listën duka ia kaluar Agjencisë së Kthim dhe Kompensim të Pronave e cila do të dëmshpërblejë brenda këtij viti të gjithë këta ish-pronarë.
Dëmshpërblimi brenda vitit
Zyrat rajonale të Agjencisë së Pronave, kompensojnë subjektet brenda tre muajve në përputhje me vendimin e qeverisë për shpërblimin e pronarëve, çka do të thotë që brenda këtij viti, ish-pronarët do të kompensohen fizikisht ose financiarisht. Për efekt të përllogaritjes së sipërfaqes së parcelës ndërtimore, të zënë nga ndërtimi informal që kompensohet, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në qark e trajton atë si truall, në përputhje me metodikën për vlerësimin e pronës së paluajtshme që kompensohet, pra sipas hartës së vlerës së tokës. Procesi i legalizimit do të mbledhë edhe një shumë të caktuara parash të cilat do të ndahen për ish-pronarët që toka e tyre është zënë për ndërtime informale. ALUIZNI ka saktësuar vlerat që do të paguajnë pronarët e banesave informale në procesin e legalizimit. Krahas fondit financiar për kompensim do të ketë edhe fond fizik, i cili do të përbëhet nga tokat e lira juridike, por pjesa që do të mbetet do të jetë kompensim financiar që do të merret nga paratë e legalizimeve dhe buxheti i shtetit.
80 mijë ish-pronarë parashikohet në dëmshpërblehen
30 ditë pas paraqitjes së listës, qeveria do të japë vendimin
3 muaj ka afat AKKP-ja që të dëmshpërblejë ish-pronarët
Kundërshtitë
Çdo qytetar i përfshirë në procesin e legalizimit në rast se nuk është dakord me vendimin e njësisë së qeverisjes vendore apo ALUIZNI-t, që refuzon të pranojë dokumentacionin, atëherë mund të paraqesë ankimim administrativ pranë zyrës përkatëse të bashkisë apo komunës. Procedura e ankimit administrativ zbatohet edhe për vendime të drejtorive përkatëse të ALUIZNI-t, sipas ligjit të ankimit administrativ.
Ndërtimet pa leje, 200 mijë lejet e para jepen në shtator
Legalizimi i ndërtimeve, pas miratimit të ndryshimeve ligjore që bëri Kuvendi, është në një fazë të re procedurash, duke bërë të mundur që në muajin shtator të fillojë dhënia e lejeve të legalizimit të mbi 200 mijë ndërtimeve informale. Agjencia e Legalizimeve tashmë ka gati rreth 200 mijë ndërtime informale që janë të plotësuara me dokumentacionin tekniko-ligjor dhe që po verifikohen në terren nga punonjësit e ALUIZNI-t. Ndryshimet ligjore kanë përcaktuar edhe hapat e procesit. Tashmë, pushteti lokal përfundoi afatin e tij prej një muaji, ku bëri verifikimet përkatëse, dhe tashmë situatën e ka marrë në dorë vetë ALUIZNI. Ligji përcaktoi se në datën 1 gusht do të jetë gati lista e ish-pronarëve të truallit, ku janë ndërtuar ndërtime informale që do të kompensohen financiarisht. Duke i qëndruar këtij procesi, 200 mijë ndërtimet informale me dokumentacion ligjor do të kenë gati marrjen e lejes së legalizimit në muajin shtator. Krahas marrjes së lejes së legalizimit, do të bëhet edhe kompensimi i ish-pronarëve. Rreth një e treta e truallit ku janë ndërtimet informale, mendohet se është truall i ish-pronarëve, që do të përfitojnë kompensimin. Pas mbylljes së fazës së vetëdeklarimit të ndërtimeve informale dhe miratimit të të gjitha zonave në Këshillin e Rregullim-Territorit të Republikës së Shqipërisë, procesi kalon në dhënien e lejes së legalizimit dhe pastaj në procesin e urbanizimit të këtyre zonave, siç e parashikon edhe vetë ligji. Sipas nëndrejtorit të ALUZINI-t, Ferdinand Shehu, tashmë procesi ka arritur në një fazë tjetër dhe që ndryshimet ligjore i kanë hapur rrugën përshpejtimit të procesit për sa i përket dhënies së lejes së legalizimit.
Fati i ndërtimeve informale në bregdet do të vendoset në vjeshtë
Ndërtimeve informale në zonën e bregdetit do t’u përcaktohet fati i tyre në muajt e vjeshtës. Sipas ligjit, është përcaktuar që legalizimi i ndërtimeve informale në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit do të kryhet pas përcaktimit të vijës kufizuese të këtyre zonave. Qeveria ka përcaktuar se brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi të këtyre ndryshimeve do të nxjerrë akte nënligjore që do të përcaktojnë edhe fatin e këtyre ndërtimeve. Ligji ka rreth një muaj që ka hyrë në fuqi, duke bërë të mundur që në muajt në vijim, të miratohen edhe kriteret e ndërtimeve që do të legalizohen, si dhe kriteret për ndërtimet që do të prishen. Aktualisht, ligji ka përjashtuar këto ndërtime nga faza e vetëdeklarimit, kështu që ato nuk do të kenë të drejtë të kërkojnë lejen e legalizimit. Aktet nënligjore që pritet të miratojë qeveria më vonë për këtë kategori ndërtimesh, do të vendosin edhe kriteret bazë për njohjen e tyre. Sipas parashikimeve paraprake, mendohet se kriteret do të zbatohen sipas llojit të ndërtimeve. Me miratimin e planeve urbanistike do të vendoset se si do të trajtohen edhe kriteret për njohjen e këtyre ndërtimeve. Aktualisht, ekspertët mendojnë se në kritere do të përfshihen ato ndërtime informale, të cilat nuk prekin apo dëmtojnë planet urbanistike. Ndërtimet që janë bërë pa leje, por që nuk kanë cenuar planet urbanistike, do të legalizohen. Ndërkohë, ndërtimet informale në bregdet që janë bërë jashtë çdo lloj studimi paraprak dhe dëmtojnë hapësirën publike, nuk do të njihen dhe do të futen në procedura për prishjen e tyre.