Brenda janarit kontrata e shitjes së OSSH-së
20/01/2009 Problemet
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të privatizohet brenda muajit. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Neritan Alibali. Sipas tij, negociatat me fituesin e tenderit kanë ecur mjaft mirë dhe brenda këtij muaji, ose në fillimin e muajit shkurt do të firmoset kontrata e privatizimit të OSSH-së. Ky privatizim do të thotë edhe zgjidhje e problemeve të faturimeve të padrejta. Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas qytetarët janë përballur me fatura më të larta të energjisë, edhe pse pretendojnë se nuk e kanë konsumuar sasinë e faturuar prej punonjësve të OSSH-së. Fituesi i tenderit të OSSH-së është shpallur vjet firma çeke CEZ, e cila ka marrë përsipër blerjen e kompanisë OSSH-së bashkë me borxhet e saj. Ndërkaq, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur procesin e azhornimit në terren të saktësimit të të dhënave në sistemin matës të rreth 1 milion abonentëve të kësaj kompanie, privatë dhe familjarë. Procesi do të përfundojë tremujorin e parë të këtij viti.