E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia, 30 milionë euro fonde për SME- të

20/01/2009  Investimi

Këtë vit qeveria italiane do të financojë 30 milionë euro fonde për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Programi, sipas drejtorit të departamentit të SME-ve dhe Eksportit në “Albinvest”, Gavril Lasku, ka nisur në fund të 2008-s. Programi është hartuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me kooperimin italian. Sipas Laskut, me anë të këtij projekti financohen kreditë për investime të SME -ve kryesisht në fushat e prodhimit dhe agrikulturës. Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vlerësohen si nxitëse të rritjes së nivelit të punësimit dhe indirekt, në uljen e nivelit të varfërisë. SME-të janë përfshirë në një program zhvillimi të shpejtë 5-vjeçar të Ministrisë së Ekonomisë, që synon rritjen e konkurrueshmërisë së tyre në vend dhe në tregjet rajonale. Deri në vitin 2013, parashikohen realizimi i disa objektivave në terma afatmesme dhe afatgjata, ku ndër kryesorët mbeten rritja e numrit të të punësuarve me 5 për qind në vit, rritja 15 për qind e numrit të ndërmarrjeve në vit, rritja e kreditimit dhe e aftësisë mikrokredituese gjatë 4 viteve me 3-4 herë më shumë, si dhe ngushtimi i vazhdueshëm i sektorit informal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›