“Gruaja m’u dogj në krahët e mi”
15/12/2009 Dëshmia e një punëtori në punishten e Gërdecit dhe e djalit të tij 16 vjeç
Drama e familjes Laçi nga Kavaja, e punësuar e gjitha në vendin e katastrofës
TIRANË- Atë e bir dhanë dëshmitë e tyre në cilësinë e personave që kanë qenë të punësuar në fabrikën e “vdekjes” në Gërdec, ku rrëfyen djegien e gruas së shtëpisë. Mustafa Laçi dhe i biri i tij Vasil Laçi treguan për momentet e para të frikës kur flaka filloi të hapej dhe më pas për orët e tmerrit që panë me sytë e tyre dhe për humbjen e nënës dhe të bashkëshortes. Është nga Kavaja, por për arsye ekonomike ka shkuar familjarisht të punonte në Gërdec aty ku demontoheshin armët dhe sipas tij nuk ka pasur asnjë rregullore dhe asnjë masë tjetër sigurie. Është punësuar më 24 janar të vitit 2008 për të punuar deri ditën e 15 marsit të po këtij viti ku flakët përpinë gjithçka, madje edhe gruan nga krahët e tij. Ai ka parë me sy flakët që përpinin gruan, teksa vraponte për t’i shpëtuar atyre. Ndërkohë që djali ka mundur të shpëtojë duke vrapuar pa kthyer kokën pas. Në punë tregoi se e ka marrë Dritan Minxholli dhe paguheshin nga 10 mijë lekë të vjetra në ditë. Hallet familjare e kanë detyruar të punësonte edhe gruan dhe djalin që në atë kohë ishte vetëm 16 vjeç. Ditën e ngjarjes kishte qenë duke nxjerrë barutin nga disa predha dhe së bashku me djalin e bashkëshorten kishin formuar një grup që merrej me demontimin. Tha se më 15 mars 2008 në sheshin që hapeshin predhat, në fushë, mund të kenë qenë rreth 150 persona të ndarë me grupe dhe deklaroi se nga ngjarja ka humbur bashkëshorten Nafie Laçi dhe vetë është dëmtuar në qafë, sy e veshë. Bashkëshortja u shtrua dhe ndërroi jetë në spitalin e Brindisit në Itali, ndërsa vetë qëndroi 30 ditë në Spitalin Ushtarak. “Rreth orës 12 pa 10 minuta vura re një flakë. Kam qenë rreth 10 metra larg. Flaka ka rënë nga porta që po hynim dhe në këtë moment kam parë vetëm flakën. Mora menjëherë bashkëshorten para, ndërsa djali u largua me vrap nga të mundte. Në momentin që dola nga jashtë më mori flaka para. Bashkëshorten e kapi flaka e madhe. Hoqa xhaketën e vura në fytyrë dhe dola jashtë me vrap. Dikush më tha se ke gruan pas. Jam kthyer dhe e kam marrë në krahë rreth 200 metra. E kam zhveshur pasi kishte marrë flakë. Shkova në një vend afër kontenierëve. Hoqa rrobat e mia edhe ia vesha gruas. Nuk dija nga të shkoja pasi nuk njihja shtigjet për në mal. Në këtë moment ndodhi edhe shpërthimi i dytë që na hodhi 30 metra më larg. Rashë pa ndjenja së bashku me bashkëshorten. Nga ngjarja jam plagosur. Pas dy tre orësh erdhi RENEA e na mori duke na çuar në spital”. Duke iu rikthyer momenteve të punës deklaroi se transporti i barutit realizohej me karroca hekuri që tërhiqeshin me dorë dhe lart tyre vendoseshin qeset e barutit që shkonin në magazinë. Po dje dëshmoi edhe djali i tij i mitur në atë kohë vetëm 16 vjeç Vasil Laçi. “Ditën e ngjarjes isha së bashku me babanë e nënën. Ishte ora rreth 12 pa 10 dhe të gjithë po bëheshin gati për drekën. Unë isha duke futur ca thasë me barut brenda në magazinë dhe kam parë një tym. Pas tymit u shfaq një flakë e madhe. E lëshova karrocën edhe u largova me vrap. Hyra në magazinë dhe dola prej andej nga dera tjetër. Vrapova në një dishezë dhe po tentoja të ikja në mal. Në këtë moment dëgjova shpërthimin. Vala më hodhi 10 metra. Së bashku me mua, në mal ishin edhe disa persona të tjerë që u futëm në një bunker. Unë kisha disa djegie në qafë e veshë. Dua të sqaroj se ditën që ndodhi ngjarja ishim nja 150-170 persona”.
Shpërthimi
“Rreth orës 12 pa 10 minuta vura re një flakë. Kam qenë rreth 10 metra larg. Flaka ka rënë nga porta që po hynim dhe në këtë moment kam parë vetëm flakën. Mora menjëherë bashkëshorten para, ndërsa djali u largua me vrap nga të mundte. Në momentin që dola nga jashtë më mori flaka para. Bashkëshorten e kapi flaka e madhe. Hoqa xhaketën e vura në fytyrë dhe dola jashtë me vrap”.
Digjet gruaja
“Dikush më tha se ke gruan pas. Jam kthyer dhe e kam marrë në krahë rreth 200 metra. E kam zhveshur pasi kishte marrë flakë. Shkova në një vend afër kontenierëve. Hoqa rrobat e mia edhe ia vesha gruas. Nuk dija nga të shkoja pasi nuk njihja shtigjet për në mal. Në këtë moment ndodhi edhe shpërthimi i dytë që na hodhi 30 metra më larg. Rashë pa ndjenja së bashku me bashkëshorten".
Dëshmia e djalit
“Pas tymit u shfaq një flakë e madhe. E lëshova karrocën edhe u largova me vrap. Hyra në magazinë dhe dola prej andej nga dera tjetër. Vrapova në një dishezë dhe po tentoja të ikja në mal. Në këtë moment dëgjova shpërthimin. Vala më hodhi 10 metra. Së bashku me mua në mal ishin edhe disa persona të tjerë që u futëm në një bunker. Unë kisha disa djegie në qafë e veshë. Dua të sqaroj se ditën që ndodhi ngjarja ishim nja 150-170 persona”.
Minxholli pranon punësimin dhe kundërshton një pjesë të akuzës
Dritan Minxhozi ka qenë sërish dje në seancën e radhës. Pasi ka debatuar për disa pika të vogla dhe ka kundërshtuar dëshmitarët e paraqitur në seancë, Dritan Minxhozi është shprehur se nuk pranon një pjesë të akuzës, e cila sipas tij është formuluar keq. Minxhozi ka pranuar se në fabrikë ka punësuar të mitur, madje ka pranuar edhe faktin se për fabrikën nuk ka pasur një rregullore të brendshme, e cila i njihte punonjësit me rrezikun që i kanosej, por nuk ka qenë dakord me faktin se punonjësit nuk merrnin për çdo ditë këshilla se si duheshin të silleshin përballë demontimit të fishekëve dhe predhave. Dje Dritan Minxhozi i tha dëshmitarëve se ditën e ngjarjes ka qenë edhe vet në fabrikë dhe ka shpëtuar si shumë të tjerë. Ndërkohë që fatkeqësinë ai tha se nuk do ta përdorë kurrë për t’u mbrojtur, por e ndjen dhimbjen njësoj si ata që e përjetuam me familjarët e tyre. Me dëshmitarët që ishin të pranishëm në seancë gjyqësore, Minxhozi nuk ka debatuar shumë. Ai pranoi para tyre se ka qenë i vetëdijshëm se për arsye dhe për llogari të punës ishin të detyruar të punësonin edhe të mitur, por kjo nuk nënkuptonte faktin se punësimi i tyre ishte bërë për qëllime të mbrapshta dhe se ata përfitonin nga kjo gjë.