Brenda një muaji do përfundojë edhe reforma zgjedhore
Pas kalimit të paketës për reformë në drejtësi, ndryshimeve në Kushtetutë, duke se vullneti i dy forcave kryesore politike në vend dhe mbi të gjitha shumicës parlamentare e cila ka edhe detyrimin kryesor për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, do ti rijapë rritme te reja reformës në Kodin Zgjedhor, duke synuar kryerjen e të gjitha amendimeve të parashikuara përpara mbylljes së këtij sesionit parlamentar. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj ka konfirmuar dje se brenda javës paketa
e propozimeve të PS-së për këtë reformë do t’i bëhet e njohur zyrtarisht Partisë Demokratike e cila do të mund që të japë pas kësaj edhe opcionet e veta. Ndërkaq edhe bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Kastriot Islami, deklaroi dje se “reforma zgjedhore do të përfundojë brenda sesionit parlamentar të verës”.Gjatë një komunikimi me mediat, deputeti Islami bëri të ditur, se “tashmë reforma pritet të kalojë në aspektin ligjor, sepse konceptimi i saj përmes përcaktimit të sistemit zgjedhor është i qartë, nëpërmjet amendamenteve kushtetuese”. “Partia Socialiste ka tashmë një platformë të qartë dhe për më tepër me një përcaktim kushtetues. Një grup i rëndësishëm juristësh po e detajojnë dhe po e përkthejnë atë në nene, që do të pasqyrohen në kodin zgjedhor”, tha Islami. Për këtë qëllim, vijoi ai, të gjithë mekanizmat parlamentarë janë prezent dhe në momentin që do të jenë të gatshme këto përcaktime, përmes neneve ligjore, parlamenti shqiptar do të realizojë ndryshimet në kodin zgjedhor dhe plotësimin e asaj që quhet reformë zgjedhore. Në përfundim, deputeti Islami siguroi se brenda sesionit parlamentar të verës, gjithçka do të jetë e përfunduar. Në seancën plenare në morinë e ndryshimeve kushtetuese, u miratua me votën e 115 deputetëve edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor nga mazhoritar i korrektuar me proprocional në një sistem proporcional rajonal. Ky sistem mendohet se i jep fund fenomenit të trafikut të votave që zgjedhjet e fundit ka shkaktuar shpesh deformimin e vullnetit të zgjedhësve shqiptarë. Tashmë pritet që reforma të ketë në fokus modalitetet e pragut zgjedhorr për të cilin ka ende debate mes partive të mëdha dhe atyre të vogla ndonëse sistemi aktual impoonin për të vegjlit futjen në aleanca parazgjedhore për shkak të rrezikut të mbetjes jashtë Kuvendit.
Topalli: Parlamenti ka rolin kyç, në reformat ekonomike/“Parlamenti është institucioni kyç i të gjithë reformave ekonomike të bëra në Shqipëri, duke u përpjekur që ligjet e tij të jenë më profesionale dhe të një cilësie më të mirë”, deklaroi të martën kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë punimeve të seminarit “Përmirësimi i procesit të legjislacionit të reformave ekonomike”, mbajtur dje në mjediset e kryesisë së Kuvendit. Në fjalën e saj në hapje të këtij seminari, kryetarja Topalli tha se “vetëm gjatë periudhës së fundit në parlament kanë kaluar mbi 211 ligje, ku ndër më të rëndësishmet ajo veçoi ligjin “Mbi procedurat tatimore”, “Mbi falimentimin”, “Mbi koncesionet”, si dhe ai “Mbi sistemin e taksave”. Sipas saj, të gjithë këto reforma, veçanërisht në fushën fiskale, kanë synuar gjithmonë si të bëjnë më miqësore klimën për biznesin dhe heqjen e barrierave fiskale, të panevojshme në ambjentin tonë. Duke nënvizuar faktin që “të gjitha ligjet e miratuara synojnë standardet më të larta, në kuadër të përafrimit të legjislacionit shqiptar me vendet e BE-së”, znj. Topalli, theksoi se ato “përbëjnë bazën legale të reformave të mëdha ekonomike, duke bërë të mundur që Shqipëria të jetë një vend me një rritje ekonomike prej 6 %”.
“Mbështetur në këtë bazë legale për reformat ekonomike, ne sot kemi një rritje të madhe të investitorëve të huaj, me rreth 70 -80%, të investimeve dhe po ashtu synojmë ta bëjmë sa më transparent këtë proces legjislativ duke hequr barrierat fiskale”, tha znj. Topalli.
Në këtë kuadër ajo pohoi fillimin e punës për regjistrimin elektronik të bizneseve, duke krijuar Qendrën e Regjistrimit të Bizneseve, vendosjen e taksës në formë elektronike, etj.
Gjithashtu, kryetarja Topalli vuri në dukje dhe bashkëpunimin që Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka dhënë procesit legjislativ në tërësi dhe reformave në Shqipëri.