E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda vitit 2013 zgjidhet problemi i ngrohjes për 92 për qind të shkollave të Tiranës, shtim i burimeve njerëzore në struktura

25-12-2012 / Gazeta 55

Basha: Bashkia redukton barrën fiskale - ulen taksat deri në 30 për qind

Këshilli Bashkiak vendosi dje, që të ulë me 30 për qind taksat për luleshitësit dhe librashitësit. Propozimi i Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha ka marrë dhe miratimin e këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak. Ky vendim dëshmon dhe njëherë, se Bashkia nëse ka vullnet, ka mundësitë ligjore për të reduktuar barrën fiskale për biznesin e vogël dhe të mesëm, deri në masën 30 për qind. “Sot Këshilli u bashkua në dy çështje, për t’u ardhur në ndihmë këtyre qytetarëve specifikisht dhe se Bashkia, pushteti vendor paska mundësinë të ushtrojë influencën e vet politike nëpërmjet uljes së taksave. Kjo është një arritje për këtë qytet, është një arritje për këtë Këshill, nuk është një arritje e re për mua si Kryetar Bashkie. Kjo Bashki, në mënyre bipartizane, po tregon për herë të parë në historinë e pushtetit vendor që një bashki, sigurisht nuk mund të bëjë gjithçka por mund të bëjë diçka për përmirësimin e klimës së biznesit dhe në veçanti mund ta bëjë këtë përmes aplikimit të nxitësve të tillë si ulja e taksave. Deri më sot, është pretenduar se Bashkia nuk ka në dorë të bëjë diçka për taksat, është pretenduar edhe nga ata që sot pretendojnë taksën 0, është pretenduar edhe para një muaji. Sot, ne provojmë të kundërtën”.
Në këtë mbledhje u miratua heqja për një vit e taksave për 30 subjektet e biznesit të vogël që u dëmtuan nga  zjarri në Tregun Ushqimor me shumicë, pranë ish - Kombinatit Ushqimor dhe vendosja e një takse të përkohshme për antenat e telefonisë celulare. Rritja e efikasitetit  dhe efektivitetit të punës së Bashkisë së Tiranës ka diktuar nevojën e mbështetjes me burime njerëzore, në strukturat e menaxhimit të shërbimeve publike të Bashkisë së Tiranës të cilat diktohen nga rritja e  investimeve në qytet. Kalimi i disa kompetencave te njësite bashkiake ka diktuar gjithashtu nevojën për mbështetje me burime njerëzore, të cilat do të çojnë në një kontroll më të mirë të territorit dhe shërbim me cilësor ndaj qytetarëve. Shtimi i burimeve njerëzore parashikohet në strukturat e Policisë Bashkiake, Inspektoratin Ndërtimor, Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorëve, Drejtorinë e Përgjithshme Nr. 1 të Punëtorëve të Qytetit, Qendrën Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve, Drejtorinë e Përgjithshme Nr.2 të Punëtorëve të Qytetit, qendrat sociale ekzistuese dhe shtimin e qendrës së re në Shkozë, Drejtorinë e Përgjithshme të Menaxhimit të Shërbimeve etj. Buxheti parashikon përmirësimin e cilësisë së jetesës, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në blloqet e banimit. Në vitin 2013 do të zgjidhet problemi i ngrohjes për 92 për qind të shkollave të Tiranës, dhe  në masën 100 për qind  për çerdhet dhe kopshtet, sistem i cili do u kushtojë  qytetarëve të Tiranës 1/3 e asaj çka i ka kushtuar deri tani, pasi sistemi i ngrohjes nuk do të jetë më me karburant por me peleta. Nga këto ndërhyrje do të përfitojnë 14 mijë nxënës të shkollave 9- vjeçare; 2,200  nxёnёs të shkollave tё mesme; 1,250  fёmijё tё kopshteve. Nga rikonstruksioni i çerdheve ekzistuese përfitojnë rreth 230 fëmijë dhe shtohet kapaciteti me 900 fëmijë më shumë në qytetin e Tiranës.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›