“Brenda vitit përfundon regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme”

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi takon drejtuesit e Zyrës së Regjistrimit të pasurive të Paluajtshme
Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi zhvilloi dje një takim me drejtues të Zyrës Qendrore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe të Zyrave Vendore të Pasurive të Paluajtshme. Në takim ishte edhe kryeregjistruesi Arben Qirjako. Ministri i Drejtësisë deklaroi në takim se regjistrimi dixhital i pasurive të paluajtshme është prioritet themelor për vendin. Ministri Halimi shprehu shqetësimin se ka pasur probleme me regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme por theksoi se regjistrimi fillestar do të përfundojë brenda vitit. Më tej Ministri e konsideroi projektin e Bankës Botërore dhe projekti e OSBE për regjistrimin, si prioritet absolut, ndaj kërkoi me urgjencë riformatimin e skemës së monitorimit të projekteve. “Çdo vonesë në përmbushjen e detyrave nga çdo zyrë regjistrimi do të sjellë largimin e çdo përgjegjësi”, tha Ministri Halimi. Në përfundim të takimi ai përgëzoi zyrën e Tiranës për dixhitalizimin e arkivës. Ligji i ri për regjistrimin e pasurive të paluajtshme që do të miratohet nga parlamenti do të sjellë hapjen e “one-stop shop” për noterët në Tiranë.
...