Ish-pronaret akuzojne qeverine Ligji i ri ndan toka me interesa politike
Ligji i ri qe pritet te miratohet se shpejti nga Kuvendi shikohet me mjaft rezerva nga shtresa e ish-pronareve te cilat shprehen te habitur per masat qe po merr qeveria. Ata thone se ligji per verifikimin e titujve te pronesise si dhe disa ndryshme ne ligjin tjeter per Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave nuk bejne gje tjeter vecse sa e komplikojne se tepermi procesin e dhenies se tokes.
Situaten e shikoj te ndare ne dy faza pasi dhe ligjet e reja kane lidhja me njera-tjetren. Kemi ndryshimet mbi Agjencine e Pronave te ciles i shtyhet me 1 vit afati per te trajtuar 7 mije dosjet e mbetura peng. Per mendimin tone ky afat nuk mjafton dhe serish do te perfundojme ne situata kritike te pazgjidhshme. AKKP ka nevoje per infrastrukture per staf pasi mezi trajtoi 1 mije dosje dhe jo me per nje vit te perfundoje procesin e 7 mije te tjerave thote per gazeten Shqip Agim Toro sekretar i pergjithshem i shoqates Pronesi me Drejtesi.
Qeveria po mundohet ti jape zgjidhje disa problemeve me pronen si kusht i vendosur edhe nga BE-ja por me sa duket cdo nderhyrje e saj nuk merr mbeshtetjen e ish-pronareve. Shqetesimi yne kryesor eshte ndryshimi i metodologjise per caktimin e vleres se kompensimit i cili nga formula qe percaktonte ligji per te cilen ne ishim dakord tashme kalon ne dore te qeverise. Ajo natyrshem duke pasur buxhetin dhe nevojat qe ka do te veproje ne interes te saj duke na ulur sa me shume vleren e kompensimit ne menyre qe te shpetoje financat. Kjo eshte e padrejte thote Toro.
Tjeter problem eshte ai i vendosjes se drejtorise se re te koordinimit. Ky eshte turp i radhes pasi 8 institucione nuk merreshin vesh me njera-tjetren dhe tashme qe vendos te ngreje nje tjeter administrate. Zgjidhja do te ishte forcimi i Agjencise se Pronave dhe jo krijimi i nje administrate te re shprehet me shqetesim sekretari i shoqates.
Duke renditur tre problemet qe dalin me ligjin e ri Tori kalon ne ceshtjen e radhes te prezantuar dy dite me pare nga ministri Genc Pollo sa i takon verifikimit te titujve te pronesise.
Pikerisht kjo po luhet pasi duke shtyre afatin e trajtimit te dosjeve nga AKKP qeveria nga ana tjeter jep toka per individe te caktuar mbi kritere politike dhe korrupsioni thote Toro.
Ditet e fundit eshte rikthyer debati mbi ceshtjen e prones sidomos pas mundesise se futjes ne politike te dy partive te cilat kane deklaruar se do ta mbeshtesin kete shtrese.
Fatura financiare shikohet si problemi kryesor per qeverine e cila mendohet se shkon ne disa qindra milione euro. Ish-pronaret kane bere vleresimet e tyre dhe deklarojne se per kompensimin e te gjitha dosjeve nevojiten te pakten 30 miliarde euro ndersa Banka Boterore ne vleresimet e saj nxjerr nje fature qe shkon ne rreth 600 milione euro.
Ne i kemi propozuar me ligj te vecante Kuvendit qeverise qe ne 2003-n qe te mos kompensohemi me mjete monetare por te na kthehet toka. Pra ne rast se qeveria nuk ka para te na ktheje token. Ketu perjashtojme objektet publike si shkollat apo institucionet e tjera te ndertuara ne tokat e pronareve te ligjshem. Zgjidhja e ofruar deri tani nuk jep asgje eshte e deshtuar prandaj dhe pronaret i drejtohen gjykates tregon Toro.
LAJMI FUNDIT Aleanca Kuq e Zi PD dhe PS po e cojne vendin drejt humneres 6 ore me pare ... Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar sot se PD dhe ... Tensionet nderetnike sulmohet ambasada e Maqedonise ne Prishtine 2 dite me pare ... Nje shishe molotov u hodh ndaj nderteses pa shkaktuar deme Tahiri kritikon median per lajmet mbi viziten e saj ne Tirane 2 dite me pare ... E paten akuzuar se ka shpenzuar 50 mije euro per nje udhetim qejfi Haxhinasto ne Maqedoni Te vihen para drejtesise pergjegjesit e incidenteve nderetnike 2 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njeheresh zv/ kryeministri Edmond Haxhinasto gjate ... Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 2 dite me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 3 dite me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ...