E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama në SHBA: Të arratisurit dhe armiqtë i klasës nuk i takoj

18-03-2012 / Gazeta 55

Qëndrim stalinist i kreut të PS gjatë vizitës së tij në SHBA. Ai s’ka bërë asnjë përpjekje për të vendosur një dialog me diasporën e vjetër e të re shqiptare atje, por me një dërgatë të ardhur nga Tirana ka improvizuar një seancë pyetje-përgjigjesh me studentë të ish-nomenklaturës në një klasë seminari ku s’ka pasur më shumë se 50 veta
Kronika/Selia e PS improvizoi njoftimin, duke mos dhënë emrat e atyre që “pyetën”

Mbërrijnë më në fund edhe njoftime zyrtare për vizitën e Edi Ramës në SHBA.
Referuar të vetmit njoftim zyrtar të shpërndarë dje vetë nga PS-ja, shija që të ngelej nga çfarë servirte ai njoftim, lidhej me atë, se Edi Rama nuk kishte hequr dorë nga mendësia e vjetër e tij, sipas së cilës shkoi deri në SHBA për të konfirmuar sjelljen e tij klienteliste.
Në sallën ku “kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim me studentë të Universitetit të New Yorkut dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në New York”, kapaciteti i së cilës i kapërcente kufijtë e pak më shumë se 100 persona, pjesëmarrja linte pak mundësi për të besuar se aty ishin mbledhur të paktën 100 të tillë.
Por, kjo nuk ka shumë rëndësi.
Rëndësi merr më tepër nominimi i pjesëmarrësve që kishin guxuar ti bënin ndonjë pyetje Edi Ramës, sipas njoftimit zyrtar të PS-së.
Ndër këtë “guximtarë” ishte “një vajzë e re”, pa emër, “një burrë i thyer në moshë, i cili  ka qenë në burgjet e diktaturës për 25 vjet” edhe ky pa emër dhe Geri Kokalari, me emër por pa ndonjë “status përfaqësimi”, të tipit “vajzë e re”, apo “burrë i thyer në moshë”, i cili me sa duket nuk përfaqësonte asgjë.
Përpos këtyre të “pa emërve”, apo të “pa status”, binte në sy, jo aq klientelizmi i Edi Ramës, se sa fobia që ai nuk e fsheh dot ndaj Diasporës shqiptare në SHBA, përfaqësues të së cilës, gjëkundi nuk mësohet që mund të kenë qenë në takimin me kreun e PS-së në “në ambientet e NYU në Manhattan”.
Kjo mungesë nuk është e rastësishme, por besohet që reciprokisht për shkak të konsideratave që Diaspora dhe Edi Rama ruajnë për njëri-tjetrin.
Edi Rama i kishte të gjitha mundësitë që në këtë vizitë në SHBA, në kuadrin e “Një Rilindje Shqiptare”, sikurse pretendon “të fusë në thes” të përndjekurit në Shqipëri, duhet ta demonstronte këtë edhe në SHBA, larg mendësive të vjetra të tij e sjelljeve klienteliste, nëpërmjet ndonjë linjë te mundshme bashkëpunimi pa fyerje, për koincidencë edhe në 100 vjetorin e diasporës dhe të Federatës “Vatra”.
Duke mos u çliruar nga mendësitë e vjetra, duke demonstruar se ai po shtiret dhe po i mashtron të përndjekurit në Shqipëri, në kushtet kur me sa duke nuk ka gjetur ndonjë Kurt Kola në SHBA si përfaqësues të Diasporës, ai zgjedh injorimin dhe indiferentizmin e kësaj pjese të komunitetit shqiptar në SHBA, dhe duke u vetëkënaqur se takoi “një vajzë e re”, pa emër, një “një burrë të thyer në moshë, i cili ka qenë në burgjet e diktaturës për 25 vjet” edhe ky pa emër… por edhe G. Q. K-në, me emër por që s’përfaqëson asgjë, beson se e ka plotësuar “misionin” e tij në SHBA.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›