E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet ambasada maqedonase ne Prishtine

Sulmohet me koktej molotovi ambasada e Maqedonise ne Prishtine. Ngjarja ndodhi mbremjen e se premtes rreth ores 2300 ndersa pervec demeve te vogla materiale nuk ka te lenduar ne njerez.

Perfaqesuesit diplomatike te Maqedonise ne Kosove nuk pranuan te flasin per kete rast. Ndersa qytetaret thone se nuk eshte degjuar zhurme e madhe dhe se e kuptuan cfare kishte ndodhur vetem pasi ne vendin e ngjarjes dolen njesitet policore. Ndonese xhirimi prane ambasades ndalohet nga ajo qe shihet pasojat e vetme jane muret te cilat kane marre ngjyre te zeze nga shperthimi dhe disa carje ne pragun e deres kryesore. Qytetaret shprehen se mund te ndodhte ndonje katastrofe per shkak te rezervave te naftes qe mban ambasada per nevoja te brendshme. Policia e Kosoves beri te ditur se ne baze te informacioneve te para policore dhe kontaktit me zyrtare te Ambasades Maqedonase dyshohet te kene qene te perfshire tre persona te dyshuar me nje automjet ngjyre e bardhe  e tipit Toyota. Policia eshte duke punuar intensivisht per zbardhjen e rastit dhe eshte vene ne kerkim te personave te dyshuar. Nderkaq Ministria e Jashtme maqedonase ka reaguar te shtunen duke denuar ashper sulmin e ambasades se saj ne Prishtine me bombe molotov. Nepermjet nje komunikate per shtyp diplomacia maqedonase i ka kerkuar qeverise se Prishtines qe te zbardhe rastin ne menyre qe te tregoje vullnetin per fqinjesine e mire.

Duke pasur parasysh se kjo ngjarje perben nje incident serioz MPJ pret qe incidenti te denohet nga autoritetet kosovare si dhe qe te gjenden e te ndeshkohen autoret thuhet ne komunikate.

Ne dokumentin ne fjale Shkupi zyrtar i kerkon gjithashtu qeverise kosovare qe te punoje per parandalimin e akteve te tilla me qellim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajon. Nderkohe edhe vete Ministria e Jashtme e Kosoves e ka denuar sulmin e mbremjes se te premtes duke e cilesuar si nje akt vandal dhe te papranueshem. Ky akt vandal eshte teresisht i papranueshem dhe demton raportet miqesore mes dy shteteve thuhet ne deklaraten e MPJ ku u behet thirrje autoriteteve perkatese qe te zbardhin sa me pare ngjarjen.

LAJMI FUNDIT Aleanca Kuq e Zi PD dhe PS po e cojne vendin drejt humneres 6 ore me pare ... Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar sot se PD dhe ... Tensionet nderetnike sulmohet ambasada e Maqedonise ne Prishtine 2 dite me pare ... Nje shishe molotov u hodh ndaj nderteses pa shkaktuar deme Tahiri kritikon median per lajmet mbi viziten e saj ne Tirane 2 dite me pare ... E paten akuzuar se ka shpenzuar 50 mije euro per nje udhetim qejfi Haxhinasto ne Maqedoni Te vihen para drejtesise pergjegjesit e incidenteve nderetnike 2 dite me pare ... Ministri i Jashtem dhe njeheresh zv/ kryeministri Edmond Haxhinasto gjate ... Berisha para krereve lokale te PDQershorin qe vjen do te perseris 22 marsin 92 2 dite me pare ... Kryeministri i vendit Sali Berisha ka mbledhur sot pas shume ... PETRITSCH Dalja e shqiptareve te Lugines ne zgjedhjet e 6 majit ne Serbi ne interes te tyre 3 dite me pare ... Nefail MaliqiGjeneve - Beogradi duhet te kete kujdes me keto zgjedhje ...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›