Plas sherri gjuhësor në Belgjikë
Më shumë se 1.000 flamanë kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit të Belgjikës, Bruksel, për të protestuar për mosmarrëveshjet gjuhësore me valonit frankofonë.
Ata kërkuan një ndarje të qytetit, të Brukselit - Halle - Vilvoorde përgjatë kufirit gjuhësor.
Banorët frikësohen për karakterin e tyre origjinal flaman, ngase po vazhdon vendosja e valonëve nëpër lagjet flamave të qytetit.
Pikërisht ishte grindja gjuhësore ajo, e cila shkaktoi përçarjen e qeverisë së koalicionit të kryeministrit, Yves Leterme, i cili të enjten ja dorëzoi kërkesën për dorëheqje mbretit të Belgjikës, Alberit II. Megjithatë, Alberti e hodhi poshtë këtë kërkesë.
Ai refuzimin e tij e argumentoi me faktin se një krizë politike i shkakton dëme të mëdha rolit të Belgjikës në Evropë, ngase siç dihet, Belgjika në korrik do ta marr përsipër presidencën e BE-së.