Brescia e Hetemajt largohet nga Serie A
Nga Express më 09 maj 2011 në ora 10:17
Skuadra e Brescias, ku luan edhe mesfushori kosovar, Përparim Hetemaj, ka rënë nga Serie A, pas humbjes në shtëpi nga Catania, 1:2.
Dy xhiro pa përfunduar sezoni në Itali, Brescia ka tubuar vetëm 31 pikë.
Cesena e Erjon Bogdanit është afër ta sigurojë mbijetesën pas fitores ndaj Caglarit, 0:2, derisa Parma, ku aktivizohet Blerim Xhemajli, edhe matematikisht e ka siguruar mbijetesën në Serie A.