E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bresciano në Al-Nasr

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 17:36

Mark Bresciano është zyrtarisht lojtar i Al-Nasrit. Mesfushori australian ka shkuar në Dubai, ku do ta gjejë trajnerin italian Walter Zenga, i cili e kërkoi me ngulm ish-futbollistin e Palermos.

Bresciano e lë kështu Italinë, ku kishte shkuar si 19 vjeç, falë Empolit. Ai kishte kaluar tri sezone me këtë ekip, para se të përfundonte në Parmë, e më pas në Palermo dhe së fundmi në Lazio.

Futbollisti i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe do të paguhet 2 milionë euro në vit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›