E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet “Dita e Shtegtarëve” në Lezhë

Nga Express më 16 gusht 2011 në ora 21:00

Lezha e Besëlidhjes prej gjashtë vitesh është kthyer në epiqendër të festës tradicionale, e cila që në vitin 2006 është pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”. Bashkia e Lezhës vazhdon në nismën e marrë në gushtin e vitit 2006, për ta kthyer 15 gushtin, në një ditë simbol të të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në hyrje të sheshit obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “ Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”. Në kuadër të kësaj dite Bashkia e Lezhës organizoi një sërë aktivitetesh që startuan në orët e pasdites me vizitën e emigrantëve në ambientet e Bashkisë, për të vijuar më pas me vendosjen e buqetave me lule tek Obelisku i Shtegtarëve.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Viktor Tushaj vlerësoi kontributin e emigrantëve lezhjanë që kanë dhënë jo vetëm për përmirësimin e gjendjes ekonomike të familjeve të tyre por edhe për zhvillimin ekonomik të zonës dhe të qytetit të Lezhës në veçanti. Përfaqësuesi i Karitasit Italian, Antonio Fantazia vuri theksin në rëndësinë e projektit “Risorse Migranti”, “Shtegtarët për Zhvillim”, që ka startuar që në muajin shkurt 2010 duke synuar njohjen dhe formimin e emigrantëve të Veriut të Shqipërisë që jetojnë e punojnë në Itali. Ky projekt me vlerë 1.3 milionë euro është shtrirë në Lezhë dhe Shkodër.

Ardita Pema, studente lezhjanë në Itali u shpreh se Lezha ka ndryshuar vitet e fundit, por ap-eloi që të ketë më shumë hapësira për të rinjtë e arsimuar jashtë vendit në mënyrë që ata të mund të kontribuojnë për zhvillimin e vendit të tyre. Ndërkohë edhe emigrantët lezhjan të kthyer sollwn në vwmendje të të pranishmëve, sakrificat e tyre në shtegtimin drejt shteteve të Evropës në kërkim të një jete më të mirë. Kastriot Dedgjonaj u shpreh se Lezha me këtë ritëm zhvillimi po shkon drejt Evropës, por duhet të shkojë drejt Evropës me rininë e saj.

Të pranishmit në këtë event patwn mundësinë që të vizitonin edhe panairin me punime artizanale si edhe prodhime vendase. Aktiviteti i “Ditës së Shtegtarëve” ka vijuar me një koncert të këngëtarëve lezhjanë për tu përmbyllur pas mesnate me “Maratonën e Këngës Popullore”. /shekulli/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›