Breshër sa një pjepër në SHBA
Nga Express më 29 maj 2011 në ora 16:00
Stuhitë dhe tornadot që kanë përfshirë javët e fundit Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sjellë dhe fenomene të çuditshme atmosferike.
Në foto shihet breshëri më i madh që është regjistruar gjatë kohëve të fundit. Dimensionet e kokrrës së breshrit janë të ngjashme me ato të një pjepri normal.
Një fenomen i tillë është parë para nisjes së stuhive apo tornadove.
Tornadot kanë qenë më të rënda në shtetin e Misourit.
Zyrtarët thonë se 100 vetë ende figurojnë të zhdukur në qytetin Joplin.
Ndërsa janë raportuar 142 të vdekur.