Shpërbëhet parlamenti i Letonisë?

Presidenti i Letonisë, Valdis Zatlers, ka nisur një iniciativë për shkarkimin e parlamentin, vetëm shtatë muaj pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në këtë vend.
Zatlers tha se shkaku i kësaj nisme janë manipulimet politike të deputetëve në luftën kundër korrupsionit.
Ai në këtë mënyrë reagoi ndaj hezitimeve të deputetëve që të krijojnë një komision, për hetimin e kritikave për korrupsion ndaj një deputeti tjetër, një biznesmeni prominent.
Presidenti akuzoi një grup të vogël biznesmenësh në vend se ata faktikisht e kanë rolin vendimtar në marrjen e vendimeve politike. Shkarkimi i parlamentit në Riga është i mundur vetëm përmes referendumit.
Ekspertët thonë se në qoftë se dështon iniciativa e tij, presidenti nuk do të kishte gjasa që të siguroi një mandat të dytë në këtë funksion.
Rivotimi i tij pritet të bëhet brenda disa javësh.