E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguirre vazhdon në Zaragoza

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:10

Javier Aguirre ka nënshkruar kontratë të re njëvjeçare në postin e trajnerit të Real Zaragozës pas sigurimit të mbijetesës në La Liga në një edicion të vështirë.

Klubi spanjoll ka njoftuar të dielën se Aguirre ka vazhduar kontratën e tij deri më 2012 me mundësi të vazhdimit për një vit tjetër.

Aguirre ishte emëruar në detyrë në nëntor 2010 dhe në edicionin e fundit udhëhoqi skuadrën drejt mbijetesës duke mposhtur Levanten 2-1 në xhiron e fundit. Zaragoza përfundoi sezonin me bilanc prej 11 fitoresh, pesë barazimeve dhe 11 humbjeve në 27 ndeshje nën drejtimin e Aguirres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›