E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vieira dëshiron të mbetet në City

Nga Express më 29 maj 2011 në ora 17:12

Mesfushori i Manchester Cityt, Patrick Vieira dëshiron të mbetet në klub për një vit tjetër që mund të jetë i fundit në karrierën e tij.

Francezi nënshkroi kontratë njëvjeçare me Cityn, sezonin e kaluar, dhe ka bërë 34 paraqitje për skuadrën nga Eastlandsi. “Dua të mbetem këtu, sepse jam kënaqur në kohën time të deritashme me Cityn dhe tifozët kanë qenë të shkëlqyeshëm. Më duhet të bisedoj me menaxherin, e pastaj edhe me drejtuesit e klubit për të gjetur një zgjidhje që iu përshtatet të gjitha palëve”, tha Vieira për mediet angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›