E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, reshje të dendura shiu e erëra të forta

TIRANE- Reshje të shumta shiu kanë rënë në Tiranë gjatë mbrëmjes së të enjtes, por edhe gjatë gjithë ditës së sotme. Reshjet kanë qënë të shoqëruara edhe me erëra të forta, të cilat kanë shkaktuar jo pak probleme në kryeqytet. Temperaturat janë ulur ndjeshëm, ndërsa mali i Dajtit është mbuluar nga bora.

Situata paraqitet e vështirë edhe në disa qytete si Durrësi, Berati, Gjirokastra, Fieri, Vlora e Saranda, ku reshjet kanë zgjatur për disa orë ndërsa erërat e forta kanë marrë përpara çdo gjë që kanë gjetur

Edhe në rajonin veri-lindor, pavarësisht reshjeve të pandërprera, situata veçanërisht në akset rrugore vazhdon të mbetet përgjithësisht normale.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›