Bresheri lokalit te deputetit, pranga te dyshuarit
Peqin- Sulmi me arme ndaj lokalit te vellezerve te deputetit Hamit Kosta, ka nje te dyshuar ne pranga. Nderkohe qe nen hetim jane edhe persona te tjere si bashkepunetore te bresherive ndaj barit "Kosta" ne Peqin. Seksioni i kerkimit ne drejtorine e Policise se Elbasan, ka ekzekutuar vendimin penal te Gjykates se Apelit Durres, e cila ka denuar me "arrest me burg", Klajdi Hasanin, 25 vjec, me banim ne Rrogozhine. Ndaj autorit kane renduar akuzat per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese, e kryer ne bashkepunim dhe e mbetur ne tentative", "prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta". Mesohet se Hasani ka qene person i shpallur ne kerkim nga drejtoria e Policise qe prej dates 13 gusht 2007, ku rreth ores 19:00 ne bashkepunim me disa persona te tjere, ka qelluar me arme zjarri ne drejtim te vellezerve Kosta, pronare te ketij lokali qe mban po mbiemrin e tyre ne Peqin. Me pas autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shpetuar ndalimit ne flagrance. Mesohet se shkak i ngjarjes eshte bere nje konflikt per motive te dobeta mes paleve dhe per fat te mire sulmi me arme nuk ka pasur te lenduar, por vetem deme materiale.
F.S.