E Diel, 1 Nëntor 2026

Temat dhe arti i mesjetes ne letersine e mevonshme

Nga Dr. Ibrahim Rugova

Rendom kur behet fjale per letersine e Mesjetes, domethene per veprat qe merren me probleme te kesaj letersie, atehere veshtrohet edhe prania e disa aspekteve tematike, koncepcionale e poetike te saj ne letersine e mevonshme te nje kombi. Rendom veprohet keshtu per te vendosur lidhshmerine midis ketyre letersive dhe, ne rastin tjeter, per te veshtruar vleresimin e nje problemi te iniciuar. Ne rastin tone, ku letersia deri ne kohen e Rilindjes zhvillohej kryesisht neper qarqe te ndryshme brenda dhe jashte vendit, komunikimi brenda letrar ishte me i dobesuar, po qe ne kete kohe lidhet me idene e sforcuar nacionale, mund te themi se deri ne vitet tridhjete, shume vjet mbas pavaresise nacionale e shteterore, fillon te funksionoje ne menyre me te rregullt komunikimi dhe informacioni historiografik e bashkekohes letrar. Pra ne menyre me te organizuar ze te zhvillohet kauzalisht ky element i rendesishem, qe domosdo ndikon ne zhvillimin e letersise. Prandaj, ne planin vazhdimesise, apo te analogjise kuptimore e esenciale te temave e te portikes se mesjetes, mund ta verejme kete fakt ne dy rrafshe: ne ate te tematikes nacionale dhe ne ate te tematikes se pergjithshme koncepcionale e portike.

Keshtu tematika e veprave te Barletit, ne letersine e Rilindjes do te verehet kryesisht ne planin nacional. Fytyra e Skenderbeut, si nje simbol aktiv, do te shfaqet vazhdimisht ne kete letersi. Vepren e Barletit nuk mund ta marrim si te vetmin informacion dhe baze prej nga jane sherbyer rilindesit, sepse ata kane marre informacione edhe nga historia, nga letersia gojore dhe nga pervoja e pashkruar ekzistences. Domethene nga imazhi qe kishte mbetur dhe ishte percjellur drejtperdrejt ne zhvillimin e ekzistences. Po ashtu ky personazh ishte mjaft i pranishem edhe tek autoret tane te tjere te vjeter si te Budi, Bardhi e Bogdani, qe ishin me afer epokes dhe ngjarjeve e botekuptimeve te saj. Por mendojme se, si baze ishte vepra e Barletit, e cila si biografi e romanesur beri nje ndikim te madh permes informacionit te saj te pasur historiografik e artistik. Kete fakt me se miri do ta verejme te veprat e De Rades, te G. Dares dhe te Naimit, te cilat njihen mjaft nga koha jone. Ndersa idene dhe koncepcionin e librit te Barletit Rrethimi i Shkodres e gjejme, ne te vertete mund ta asocionojme me romanin e Ndoc Nikajt Shkodra e rrethueme dhe ne romanin tone bashkekohes me Keshtjella dhe Kronike ne gur te Ismail Kadarese dhe Sheshi i unazes te Zejnullah Rrahmanit. Natyrisht, ne baze te ketyre analogjive asociative, ne veshtrim te pare te jashtem, eshte fjala edhe per analogjite dhe idete thellesisht te brendshme qe jepen e evoluojne ne kontekste te ndryshme. Ne planin e brendshem te analogjise qendron ideja e qendreses, e stoicizmit kolektiv e individual. Ne te gjitha keto vepra, qendron ceshtja e qendreses brenda nje lokaliteti te kufizuar, brenda nje vatre te jetes dhe ekzistences, te nje qyteti, qe mund te merret si model i qendreses. Po ne te gjitha keto vepra ndryshon konceptimi dhe trajtimi i problemit. Vepra e Barletit mbeshtetet kryesisht ne faktografi dhe eshte fare qarte e orientuar ne kete plan. Po ashtu mund te thuhet edhe per vepren e Nikajt. Kurse per romanin e Kadarese, mund te perfundohet se ai e merr vetem formen e formulimit, te zhanrit, kroniken dhe brenda saj e zhvillon perin e ekzistences ne menyre artistike me perpunimin e faktografise dhe te dokumentit. Ndersa ne romanin e Z. Rrahmanit aspekti formulativ i zhvillimit te ekzistences paraqitet si rreth brenda te cilit ringjallet ekzistenca, qe bie deri ne zhdukje dhe ngrihet ne forme te perteritjes dhe te aftesise per te vazhduar. S'do mend se ideja e qendreses eshte fort e pranishme prej letersise se mesjetes e kendej deri ne ditet tona, po ketu e shquam me shume edhe ne planin e analogjive formesore e koncepcionale te zhanrit bazor dhe te zhvilluar.

Ne planin e poetikes do te mund te thuhet se nga letersia e vjeter, sidomos lidhur me vepren e Bogdanit, jane vazhduar, vertet reflektuar, elemente te mitologjise biblike e te krishtere. Per shembull te poezia e Nolit, inkuadrimi i simbolikes se ngritjes dhe te renies se Krishtit mund te lidhet historikisht e artistikisht, me poezine e Bogdanit te Sibilat ku behet fjale per aktin e ekzekutimit te Krishtit, qe pos karakterit aktiv tek ai, ka edhe karakter simbolik, te Noli kryesisht merret ne kontekstin e simbolit analogjik e identifikues. Nuk kemi fakte qe Noli ta kete njohur drejtperdrejt kete veper te Bogdanit, sepse ai kete e merr edhe nga mitologjia e pergjithshme biblike e njohur ne mase te gjere, po ne veshtrimin e nderlidhshmerise se ideve dhe te pikepamjeve me traditen, mund te pranohet si element ekzistues dhe zhvillues. Ose ne veprat e Fishtes. Zoti shfaqet si element qe ndikon ne zhvillimin e situatave dhe te ceshtjeve, e ndonjehere edhe si faze e zakonshme popullore ne gojen e personazheve dhe te autorit.

Ne planin e pergjithshem koncepcional te poezia e Lasgush Poradecit mund te verehen elementet e Kozmogonise se Bogdanit dhe te stilit te tij te formesuar, te shprehjes se tij. Sepse ne gjithe poezine e vet Poradeci merret me universin dhe me problemet e zhdukjes dhe te ngritjes ne kuader te tij. Po ashtu kete fakt mund ta shpjegojme edhe me te dhenen se mesjeta eshte e njohur per ceshtjet kozmogonike e kozmologjike, sepse atje e mbeshteste filozofine dhe koncepcionin e vet real e eternal. Pastaj te Poradeci zhvillohet edhe elementi i amshueshmerise se Bogdanit, qe ishte ne planin filozofik e teologjik, kurse te ky poet na del si perjetesi, kryesisht me elemente te filozofise artistike e poetike. Njeheresh do theksuar se te Poradeci shprehja e tij eshte mjaft e ngjashme dhe e fuqishme, si ajo e Bogdanit. Ka mjaft elemente te shqipes se Bogdanit. Pra, per Lasgushin kemi deshmi se e ka njohur kete veper dhe e ka shfrytezuar ne menyre kreative, cfare eshte cilesi e larte per nje poet. Keshtu, Lasgushi si poet simbolist, shkon sipas shembullit te simbolisteve, te cilet nje krah te forte e gjenin edhe ne letersine dhe ne filozofine e mesjetes.

Me Bogdanin na asocionon edhe gjesti poetik i poetit tone bashkekohes Sabri Hamitit, i cili ne planin e vargut dhe te gjuhes poetike vepron ne analogji, kreativisht, si Poradeci, qe i sherben si nderlidhje. Ne kete na referojne disa vargje te ketij poeti: pa shi, pa Zot, pa Diell me nje varg te Bogdanit: pa droe, pa lot, as fjal, as vaj, ku vargu i tij lidhet me ndajfoljen mohuese, qe flet per nje mungese totale, per nje gjendje te forte psikologjike. Prape po theksojme se keto analogji nuk duhet t'i kuptojme fort kauzalisht ne planin e njohjes, po si elemente qe poeti i mevonshem mund t'i kete gjetur si shprehje te gjalla ne qenien e gjuhes se sotme te folur.

Ne pergjithesi mund te thuhet se Bogdani te ne e ngre kultin e shkrimit, qe behet preokupim dhe prosede e koncepcion frytdhenes me pastaj ne menyre te dukshme te Noli, Poradeci dhe S. Hamiti ne poezi, e tek A. Pashku ne proze. Per sa i perket ceshtjes se shprehjes poetike dhe te ndertimit te figures, mund te thuhet se elemente te Bogdanit mund te gjejme edhe ne poezine e Mjedes.

Keshtu, kulti kreativ i gjuhes te Bogdani vjen e zhvillohet dhe behet nje ide vepruese, krijuese te shkrimtaret tane te mevonshem, ne te vertete ne letersine tone te mevonshme.

Ceshtja e pranise se elementeve te vepres se Bogdanit ne letersine e mevonshme flet per forcen aktive te vepres se tij ne zhvillimin e letersise sone ne planin tematik e poetik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›