E Diel, 1 Nëntor 2026

I verbri i kendon qytetit te tij

Nga Abdullah Sidran*

U shfry edhe shiu. Tash nga kanalet, prej tavaneve

dhe nen dyshemene e shtepive te rregjuara ne rrethina

ngrihet kuterbimi i minjve t'mbaruar. Capitem,

pa ndonje logjike te vecante per kete: jam i verber

dhe me ka rene t'shikoj vec ate qe te tjeret nuk keqyrin.

Keshtu e kam une jete-prekjen: keshtu e ndjej

at' qe do me sjelle era e jugut, zerat e atyre

qe e kane lene kete vend. Njesoj sikur i vajtoj.

Ndane, serish kundermon bliri. E di: se fare prane

gjendet ura, dhe nje hap ndryshe degjohet mbi te

Dhe stapi me te, qe leshon aq drite ne ket' kumbim. Pastaj

ketu, fare afer veshit tim, kohezen presin dy miza.

Serish do jete zheg. Do t'me ndjelle mua trupin, afshin

me kundermimin e shtratit, ndjesine e epshit. Capitem pra

duke fjalosur me Zotin, ashtu si i ndjej pengjet ne hapa:

"Valle a ka kund njeri, qe me mire se mua e njeh kete qytet?

Se une, o Zot, qe nuk me le te shikoj me kurre, ate qe dua?"

*Perkthyer nga boshnjakishtja

Abdullah Sidran-I lindur ne Hadzici prane Sarajeves mbahet si nje nga personalitetet qendrore te letersise dhe poezise bashkekohore. Ai eshte anetar i Akademise se Artit e Shkences se Bosnje-Hercegovines. Poezite e tij jane te perkthyer italisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, rusisht dhe anglisht. Njihet jo vecse si poet por edhe si prozator, dramaturg, skenograf. Per skenarin e filmit Te kujtohet kukulla Bell? Te realizuar me Emir Kusturicen mori "Luanin e Arte te Venecias", ndersa per skenarin e filmit Babai eshte ne udhetim per pune ne vitin 1985 mori "Palmen e Arte" ne Kane. Pak dite me pare ishte edhe ne Shqiperi i ftuar nga teatri i qytetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›