E Diel, 1 Nëntor 2026

Vllaznia dhe Sinani "fluturojne" ne Fier

Viorenin Sinani eshte tashme "zoteria" tete golash ne kampionat dhe Vllaznia vazhdon te ruaje e sigurt kreun e klasifikimit. Shkodranet siguruan tre pike te cmuara ne Fier, perballe Apolonise vendase. Viorenin Sinani rikthehet pas nje demtimi qe e la disa jave jashte fushes, ne nje menyre fantastike. Goleadori i shquar i viteve te fundit shenoi dje dy gola per ekipin e tij. Me kete fitore kuqeblute ndodhen vetem nje hap larg kurores se dimrit. Per sa i perket ecurise, ne ndeshjet e fundit, Vllaznia beri diferencen me ekipet e tjera. Fituesit e kupes, gjate sezonit te kaluar, synojne tashme shkeputjen nga ndjekesi me i afert, Tirana. Do t'ia dalin mbane, ne rast se Partizani do te realizoje sot ndonje surprize ne "Qemal Stafa". Gjithsesi, ne "Loni Papuciu" Vllaznia luajti me petkun e ekipit kryesues. Ne pjesen e pare miqte dominuan lojen. Futbolliste me eksperience te Vllaznise, pas shenimit te dy golave administruan rezultatin deri ne fund. Apolonia, me humbjen e pesuar ne Fier e sheh veten ne rrezik, afer zones se ftohte, drejt renies ne nje kategori me poshte. Nga ndeshjet e tjera bie ne sy fitorja e thelle e Dinamos ne kryeqytet. Blute shenuan plot kater gola ndaj Beses se Kavajas. Sulmuesi kryesor i ekipit, Sabino Plaku rikthehet me nje dopiete dhe ngjitet ne kuoten e shtate golave, me po aq gola sa edhe Sinani, me te cilin kryesojne per momentin listen e golashenuesve. Ne "Selman Stermasi" Besa rezistoi nje pjese loje dhe luajti madje disi e barabarte, por ne fund eshte dorezuar para kampioneve ne fuqi. Ne Vlore, Lushnja pretendoi per nje gol te anuluar ne fund te pjeses se pare. Gjithsesi Flamurtari rikthehet te fitorja, duke i marre tre pike te vlefshme. Ne Durres, Teuta e Staroves nuk njeh asnje pengese. Perballe Shkumbinit, ekipit surprize te ketij kampionati, Vangjel Mile shenoi dy gola, me vlere per ekipin e trajnerit Sulejman Starova. Duhet permendur fakti, se "djemte e detit" po ngjitet me shpejtesi, duke iu afruar edhe ekipeve pretendente per titull. Ne Ballsh, ne minutat e fundit nje 11-metersh i mohoi fitoren Elbasanit. Julian Ahmataj realizoi me pare nje gol te bukur per ekipin e tij.

Aranit Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›