E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova, zgjedhje sipas Rezolutes 12 44

Qeveria e Kosoves synon qe para zgjedhjeve lokale te vitit te ardhshem, te formoje komunen veriore te Mitrovices, sic parashihet me planin e Ahtisarit. Por, per te ndodhur nje gje e tille, duhet bashkepunimi i serbeve lokale, te cilet aktualisht refuzojne cdo plan te dale nga institucionet e Kosoves. Nese qeveria arrin te marre bekimin e serbeve lokale, komuna veriore e Mitrovices mund te perurohet ne vitin e ardhshem, para mbajtjes se zgjedhjeve lokale. Te pakten ky eshte synimi i qeverise se Kosoves, qeveri kjo, e cila ne masen me te madhe nuk njihet nga perfaqesues serbe te veriut te Mitrovices. Ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, qe vete ishte ne krye te komunes se Mitrovices, pranon se integrimi i qytetit, por edhe krijimi i komunes se re, eshte proces i veshtire. Por, ai shpreson se permes afirmimit te procesit te decentralizimit, serbet lokale do ndryshojne mendje. "Ne kemi siguruar nje pjesemarrje te konsiderueshme ne kete proces, por jo edhe ne Mitrovice dhe ne veri. Ne do te vazhdojme me afirmimin e ketij procesi. Nese sigurohet perkrahja e qytetareve, eshte e mundur qe ne zgjedhjet e ardhshme te instalohet komuna veriore e Mitrovices. Ne duam qe kjo te ndodhe ne mot, por kjo varet nga vullneti i qytetareve", thote Ferati. Por, ata qe e prezantojne veten si perfaqesues te serbeve ne Mitrovice, nuk pajtohen me faktin qe veriu i qytetit te shnderrohet ne komune, nen kushtet e percaktuara ne propozimin gjitheperfshires te Ahtisarit, dispozita te te cilit legjislativi tashme i ka shnderruar ne ligje. "Nuk pajtohemi me planin e Ahtisarit. EULEX-i eshte ketu nen kushtet e vena nga OKB-ja, e jo me planin e Ahtisarit. Komuna e Mitrovices veriore ekziston dhe ajo nuk do te krijohet as me planin e Rexhepit, e as me ate te Ahtisarit", tha Milan Ivanovic, nga Keshilli Nacional Serb, duke ofruar kete si arsye per kundershtimin e planit. Sipas tij, ata e kane menduar shume mire qe disa lagje te perziera apo lagje shqiptare ne Mitrovice, t'i takojne pjeses jugore, ndersa veriu i Mitrovices, Zvecani e Leposaviqi te mbesin te rrethuara nga fshatrat shqiptare, gje qe shume shpejt mund te coje ne destabilizim dhe nderprerje te komunikimit te pjeses veriore me Serbine.

Plani i Ahtisarit parasheh qe nje rol ne krijimin e komunes veriore te Mitrovices, ta luaje edhe Zyra Civile Nderkombetare. Zedhenesi i ICO-se, Andy McGuffie, thote se eshte me se i rendesishem bashkepunimi i banoreve.

Incidentet

Incidentet e fundit ne pjesen veriore te Mitrovices, sipas autoriteteve te rendit, kane ngritur tensionet nderetnike. Kjo mund te jete edhe nje nga shkaqet qe mund te cojne ne vonesen e zbatimit ne praktike te procesit te decentralizimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›