E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkaterrohen varret e Rilindasve

Gjirokaster- Persona te paidentifikuar kane shkaterruar varret e Rilindasve shqiptare. Me rastin e 100 vjetorit te celjes te se pares shkolle shqipe ne qytetin e Gjirokastres, eshte vene ne dukje edhe dukuria e demtimit te objekteve, ndersa eshte kerkuar restaurimi emergjent i 5 varreve, dy prej te cileve i perkasin mesuesve te pare te shkolles shqipe ne Gjirokaster, Koto Hoxhit dhe Pandeli Sotirit. Te tjeret jane vendet ku prehen vellezerit Bajo dhe Cerciz Topulli, e A.Z. Cajupi. Qivuret e tyre aktualisht jane te shkaterruara dhe ne meshire te fatit.

Megjithese gjate kesaj jave u fol mjaft per veprimtarine e ketyre patrioteve ne dobi te celjes te se pares shkolle shqipe ne Gjirokaster, serish si shkak i gjendjes ne te cilen ndodhen, askush nuk guxoi te vendose nje buqete me lule ne varrin e shkaterruar te Koto Hoxhit apo Pandeli Sotirit, si dhe Bajo Topullit, si nje nder firmetaret e alfabetit shqip, ne Kongresin e Manastirit. Ne vitin 1978, ne vendin ku ndodhen aktualisht, ne afersi te shkolles 9 vjecare "Cajupi", do te ngrihej nje kompleks ne kujtim te luftes dhe perpjekjeve te patrioteve gjirokastrite, per liri dhe ceshtjen kombetare, e cila do te emertohej "Kodra e Rilindasve". Ne kete vit u restauruan varret e Bajo Topullit, eshtrat e te cilit ishin vendosur ne kete vend ne vitin 1936, dhe i Cerciz Topullit, eshtrat e te cilit u rivarrosen ne vendlindje, ne vitin 1937, pasi u sollen nga Fusha e Shtoit ne Shkoder. Gjate ndertimit te ketij kompleksi historik, varreve te dy vellezerve Topulli do t'i shtoheshin edhe ato te A. Z. Cajupi, Koto Hoxhi dhe Pandeli Sotiri. Pjese e ketij kompleksi ishte edhe nje piedestal i ndertuar me gur ne krye te cilit qendronte simbolikisht nje shqiponje e derdhur ne bronz.

Por 30 vite pas ndertimit te tij, ky kompleks paraqitet teresisht i harruar nga investimet per mirembajtjen dhe restaurimin e tij. Varret e pese Rilindesve dhe patrioteve jane gjysme te rrenuar nderkohe qe nuk arrijne te identifikohen, pasi iu mungojne edhe emrat e tyre. Shqiponja mbi piedestalin e gurte eshte e shkaterruar, nderkohe qe mjaft prej shkallareve te gurta jane thyer. Dikur ky kompleks historik ka qene nder me te preferuarit per vizitoret qe mberrinin ne Gjirokaster, te cilet e perfshin ate ne guidat e tyre, por ai frekuentohej edhe nga nxenesit e shkollave dhe persona te tjere qe deshironin te njihnin pjese te historise se qyteti te gurte. Kjo situate e renduar ne lidhje me mirembajtjen e varreve te pese Rilindasve gjirokastrite, ka bere qe ne kete 100 vjetor te shkolles se pare shqipe, opinioni arsimdashes dhe perfaqesues te Drejtorise Arsimore, te kerkojne nderhyrje per restaurim te menjehershem.

Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›