Breshëri plumbash mbi banesë, asnjë i lënduar
LEZHË - Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatike mbi banesën e një shtetasi një Lezhë, por mungesa e pranisë së tyre në shtëpi në atë moment, ka bërë që të mos ketë asnjë të lënduar apo vdekur. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut të Lezhës bëjnë të ditur se ndaj shtëpisë së Kujtim Kalthit në fshatin Spitën është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në orën 23:00 të ditës së diel. Banesa e Kalthit ka pësuar dëme materiale, ndërkohë që policia ka mbërritur vetëm të nesërmen në banesën e Kalthit, pas njoftimit nga ana e familjarëve të cilët kur janë kthyer në shtëpi kanë vënë re edhe plumbat që kishin rënë në shtëpinë e tyre si dhe dëmet që ishin shkaktuar. Pas marrjes së njoftimit, policia e Lezhës ka mbërritur menjëherë në banesën e 25-vjeçarit Kujtim Kalthi, ku edhe ka kryer ekspertizën si dhe ka vijuar më pas me mbledhjen e informacionit. Forcat e rendit kanë kryer kontrolle në fshatin Spiten të Lezhës. Sipas burimeve të policisë së këtij rrethi mësohet që si rezultat i kontrollit të ushtruar në lidhje me ngjarjen e mësipërme, në banesën e Ardian Palaj u gjendën një arme zjarri pistoletë e tipit “Zastava” me një krehër të vendosur në të me 7-te fishekë si dhe një kuti ambalazhi me 12-të copë fishekë të po kësaj marke. Arma së bashku me fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë arsye, u bë arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit Ardian Palaj, i cili është vënë nën akuzë për “armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë, i dëmtuari Kalthi ka deklaruar para ekspertëve të policisë se nuk ka konflikte me asnjë person. Burimet në grupin hetimor bëjnë të ditur se po hetohet pista për konflikte pronësie mes familjes Kalthi dhe personave të tjerë në fshatin Spiten të rrethit të Lezhës.
Ishte në kërkim për ushtrim prostitucioni, dërgohet në qeli 27-vjeçarja
Tiranë - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë arritën të vënë në pranga shtetasen në kërkim Marsela Nune, 27 - vjeç, lindur dhe banuese në Korçë. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Qarkut Korçë, pasi ndaj saj, me vendim të datës 20 mars të këtij viti të Gjykatës së Rrethit Tiranë është dënuar me 3 muaj heqje lirie për veprën penale të “ushtrimit të prostitucionit”.
7 Tetor 2008