Bankat private, ligji i detyron të raportojnë çdo javë mbi transparencën te BSH-ja
Masat në kuadër të skemës “antikrizë” të BSH-së. Pjesë e raportimit, të gjitha subjektet bankare në vend
Ervin Koçi
Të gjitha bankat private, të huaja apo me kapitale tërësisht shqiptare, janë të detyruara që në bazë të Ligjit të ri nr. 9662, “Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të raportojnë çdo javë bilancet dhe çdo evidencë në lidhje me informacionet mbi klientët. Ligji i ri, i cili më 29 gusht 2008 pësoi dhe përmirësimet e fundit në disa pika të tij, tashmë i detyron këto institucione private që t’i japin të gjithë informacionin e nevojshëm Bankës së Shqipërisë, kjo edhe në bazë të rregullores “Për kërkesat minimale të publikimit të informacionit nga bankat dhe degët e bankave të huaja”. I botuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare me nr. vendimi 59 dhe 60 të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, datë 29.08.2008, rregullorja e re sanksionon tashmë që nga dy herë në muaj që bëheshin më parë, tani informacioni do të jepet çdo javë. Nisur nga kjo burimet zyrtare të BSH-së kanë lajmëruar edhe për sot një mbledhje tjetër të Këshillit Mbikëqyrës, ndërkohë që një e tillë u mbajt vetëm një javë më parë. Në qendër të axhendës të mbikëqyrjes bankare këtë muaj kanë qenë stabiliteti në tregun bankar vendas. Banka qendrore po ndërmerr analiza të hollësishme dhe të shpeshta mbi gjendjen financiare të secilës prej bankave duke forcuar në të njëjtën kohë edhe rregullat e raportimit dhe të mbikëqyrjes.
Objekti i rregullores
Rregullorja e re që ka të bëjë me transparencën dhe raportimin e të dhënave nga bankat private te Banka Qendrore, ka për qëllim bërjen e një pasqyre të përjavshme të situatës financiare të subjekteve. Objekti i rregullores, siç është përcaktuar edhe në ligj, “është përcaktimi i kërkesave minimale, i mënyrave dhe afatave lidhur me informacionin që duhet publikuar në raportet periodike të bankave private dhe degëve të bankave të huaja, në funksion të rritjes së transparencës dhe nxitjes së disiplinës në tregun bankar, si dhe për të siguruar qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e sistemit bankar”. Subjekte të kësaj rregulloreje janë bankat private dhe degët e bankave të huaja, të cilat janë të licencuara nga BSH-ja që të ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.
Temat e diskutimit
Çështjet që do të analizohen sot nga Këshilli i Mbikëqyrjes i Bankës së Shqipërisë janë stabiliteti i sistemit financiar në 6-mujorin e parë të vitit 2008. Po kështu mbledhja do të analizojë edhe informacion mbi inspektimet e kryera në bankat e nivelit dytë gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2008 dhe ecurinë e rezervës valutore dhe të portofolave të investimeve për muajin gusht të vitit 2008. Javën e kaluar, mbikëqyrja bankare analizoi gjendjen e bilancit të bankave gjatë vitit 2007. Në këtë takim ekspertët pohuan se, “përgjithësisht investimet e grupeve të njohura financiare dhe bankare të vendeve të zhvilluara në vendin tonë përfaqësojnë ende një vlerë të vogël në krahasim me vlerën e përgjithshme të grupit”. Ky fakt, si edhe tregu vendas jo shumë i zhvilluar kanë kufizuar ndikimin e krizës financiare të paktën në afat të shkurtër. Sipas të dhënave të fundit për bankat që zotërohen nga grupet bankare evropiane, nuk reflektojnë humbje financiare apo probleme që e kanë origjinën në krizën financiare që po kalojnë tregjet e zhvilluara. Situata e mirë e likuiditetit të bankave që operojnë në vendin tonë si edhe përdorimi mjaft i kufizuar i financimit nga ana e grupit, janë faktorë shtesë të cilët pengojnë transferimin e elementeve të krizës në banka dhe në institucione të tjera financiare të vendit.
7 Tetor 2008