E Diel, 1 Nëntor 2026

BSH: “Bankat i kanë rritur interesat gjatë vitit 2008”



Gjatë vitit 2008, interesat në tregun e parasë janë rritur kundrejt vitit të kaluar në linjë me orientimin e politikës monetare, bëhet e ditur në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.
Sipas BSH-së, në terma mesatarë, krahasuar me vitin e kaluar interesi njëditor i parasë në tregun bankar është rritur me 80 pikë duke arritur nivelin 5.6 për qind. Banka vëren se luhatshmëria e normave të interesit në tregun bankar ka qenë e lidhur me ndryshimin e kushteve të likuiditetit në treg dhe shpërndarjen asimetrike të tij. Prodhimi i Përgjithshëm i Brendshëm do të rritet sipas parashikimeve me rreth 6 për qind, bëri të ditur Banka e Shqipërisë, në një raport të publikuar së fundi. BSH-ja evidenton se zhvillimet buxhetore për 6-mujorin e parë të vitit 2008, kanë reflektuar ritme shpenzimesh më ritmike në ndryshim nga dy vitet e mëparshme, ndërkohë që të ardhurat buxhetore janë tejkaluar me rreth 3 për qind kundrejt dy viteve më parë. Banka Qendrore, duke iu referuar dhe treguesve të tjerë ekonomikë, të cilët shënojnë ritme të rritjes pozitive në 6-mujorin e parë të vitit 2008, shprehet optimiste për rritjen e PPB-së në vend gjatë vitit në vazhdim.

Interesat në tregun ndërbankar të parasë sipas Bankës së Shqipërisë për datën 6 tetor 2008 janë:
TRIBID “Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave”
o/n njëditor 4.70 %
1W njëjavor 5.48 %
1M 1-mujor 5.54 %
3M 3-mujor 5.84 %
6M 6-mujor 6.20 %
12M 12-mujor 6.98 %
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
6M 6-mujor 8.01 %
3M 3-mujor 7.70 %
1M 1-mujor 7.46 %
1W njëjavor 7.88 %
o/n njëditor 7.24 %
12M 12-mujor 8.45 %

7 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›