Breshëri shkakton dëme të mëdha në Komunën e Gjakovës

Breshëri i rrëmbyeshëm i cili ra gjatë dy ditëve të fundit në Komunën e Gjakovës ka shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha. Agron Bibaj fermer nga fshati Raqë shprehet mjaft i shqetësuar pas dëmeve që i janë shkaktuar në të lashtat e tij. Sipas tij mbi 50 ari dredhëza dhe rreth 3 hektarë më grurë janë dëmtuar krejtësisht.
Për të parë nga afër gjendjen e krijuar në teren kanë dalur edhe zyrtarët e Drejtorisë së Bujqësisë. Sipas tyre janë më shumë se 10 fshatra që janë prekur nga breshëri ndërsa dëmet janë shumë të mëdha.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Agrokulturë, Ismet Isufi shprehte skeptik për sa i përket përkrahjes nga Qeveria e Kosovës sepse sipas tij edhe gjatë dy viteve të kaluara Ministria e Bujqësisë nuk i ka kompensuar dëmet e shkaktuara nga breshëri./Indeksonline/