Njësia Speciale e ruan Kelmendin edhe në burg

(E plotësuar) Njësia Speciale e Policisë se Kosovës është duke u përkujdesur për sigurinë e Naser Kelmendit edhe pse ai tashme është ne burgun e Prishtinës duke e vuajtur masën e paraburgimit për 30 dite.
Te hyrja e burgut ndodhen dy police me arme te gjata dhe si duket nga dy do te qëndrojnë për sa kohe aty do te jete edhe Naser Kelmendi, i arrestuar një jave me pare nga Policia e Kosovës./Indeksonline/
.........
Me kërkesë të një prokuror të EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), Naser Kelmendit i është përcaktuar masa e paraburgimit prej një muaji. Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi.
Vendimi është marrë nga gjykatësja Cornelie Peeck, sipas të cilit Kelmendit i përcaktohet paraburgimi prej 30 ditësh dhe skadon me 7 qershor 2013.
I dyshuari u arrestua të marten në bazë të një urdhëri të lëshuar nga një prokuror i EULEX-it i PSRK-së, i cili ka iniciuar një hetim për këtë rast. Kelmendi është duke u hetuar, në mesin e veprave të tjera, edhe për krim të organizuar. Këto janë vepra të njëjta për të cilat ai akuzohet në Bosnje dhe Hercegovinë./Indeksonline/