Kamioni zhvendoset nga “NEWBORN-i”

Foto:Berat Murina
(E plotësuar) Pas reagimit të autorit të “NEWBORN-it”, Fisnik Ismaili, kamioni i cili ishte vendosur para NEWBORN-it, tashmë është zhvendosur më lart.
-------
Sot, në orët e hershme të mëngjesit para Obeliskut të pavarësisë “NEWBORN”, është vendosur një kamion gjigant në formë reklame.
Ideatori dhe autori i monumentit, Fisnik Ismaili me këtë rast i ka dërguar apel publik Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Drejtorit të Pallatit të Rinisë, pronarit të kompanisë Dona-Impex dhe menaxherëve të marketingut të kompaive DeWALT dhe UNIOR.
Ai ka kërkuar që ta largohet menjëherë kamioni që po e bllokon pamjen e Monumentit NEWBORN dhe të ndalohet tash e tutje shfrytëzimi i hapësirës para monumentit për çfarëdo veprimtarie, e posaçërisht promocionale.
“Nëse ky kamion nuk hiqet nga hapësira e Monumentit NEWBORN deri në mesditë të datës 9 maj 2013, ditë e enjtë, unë si autor i kësaj vepre e ndjej si obligim qytetar t'i bëj thirrje publike bashkëqytetarëve të mi, që të dalim para monumentit dhe t'i tregojmë si zyrtarëve, ashtu edhe bizneseve private, që prona publike, posaçërisht ajo domethënëse për qytetarë, nuk bën të keqpërdoret në këtë mënyrë asnjiherë, për asnjë moment”, thuhet më tej në apelin e Ismailit./Indeksonline/