E Shtunë, 31 Tetor 2026

Deportohet çifti serb nga Austria, shkas targat e vjetra të Kosovës

 Policia austriake ka ndaluar dhe deportuar një çift serb, pasi që makina e tyre kishte tabelat e vjetra serbe në Kosovë KM-XXX-XX, të Mitrovicës.

Policia austriake ndaloi çiftin që ishte nga Kosova dhe që pas verifikimit të makinës së tyre Mercedes Sprinter me targa të vjetëruara dhe dokumentet e tjera, ka konstatuar se bëhet fjalë për qëndrim të paligjshëm në Austri. Ata u ndaluan në autostradën A8.

Çifti i moshave 32 dhe 33 vjeç ka treguar pasaporta e rregullta të Kosovës, mirëpo policia austriake dha urdhërin për deportim nga Austria, duke gjetur shkas edhe tek makina dhe targat e saj, transmeton ina. Çifti serb disa ditë më parë ishte refuzuar për azil nga enti i emigracionit në Vjenë./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›