E Diel, 1 Nëntor 2026

Një turist britanik gjendet i vdekur në Shkup

Një turist britanik u gjet mbrëmë i vdekur para një hoteli në Shkup. Siç informon Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), shtetasi britanik, 40 vjeç, u gjet i përgjakur nga punonjësit e hotelit gjysmë ore para mesnate.

Viktima ka ndërruar jetë derisa po dërgohej me urgjencë në Klinikën Emergjente të Shkupit. Nga ekspertiza e parë policore mësohet se dhoma e turistit britanik ishte e mbyllur përbrenda, ndërsa dritarja ishte e hapur, transmeton ina.

Nga hetimet policore dyshohet se ai mund të ketë bërë vetëvrasje, duke kërcyer nga dhoma e hotelit që gjendet përballë Panairit të Shkupit./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›