E Diel, 1 Nëntor 2026

Breshka kontrabandë nga Shqipëria drejt Italisë

Lloji i breshkës së kontrabanduar

Tre breshka, të cilat po kaloheshin në mënyrë ilegale nga Shqipëria drejt Italisë u gjetën në bagazhin e një automjeti që vinte nga Vlora në Brindisi.

Policia italiane gjatë kontrollit doganor në port, ndaloi një shtetase shqiptare, e cila po kalonte në mënyrë ilegale tre breshkat ,Testudo Hermanni, ky është emri shkencor i këtyre specieve.

Shqiptarja është paditur për përpjekje importimi të kafshëve të rralla, të mbrojtura nga Konventa e Ëashingtonit, qe parashikon një sërë shtrëngimesh për tregtinë ndërkombëtare të specieve te faunës dhe florës në rrezik zhdukjeje.

Nuk është hera e parë që në portet jugore të Italisë ndalohen shtetas shqiptarë që transportojnë specie të rralla.

Përpara dy vjetësh bëri bujë kapja e 65 breshkave të sjella nga Shqipëria. Por, nëse atëherë nuk kishte dyshim se ato ishin sjellë për t’u tregtuar, rasti i fundit ndoshta mund të jetë thjesht një mosnjohje e masës ndaluese. /E.Lata/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›