Nigeri: së paku 80 të vdekur në tri ditë

Nga përleshjet në Nigeri
Përleshje të dhunshme mes Boko Haram, forcave të rendit dhe të krishterëve
NIGERI Së paku 80 vetë janë vrarë nga e hëna në përleshjet mes anëtarëve të sektit islamik të Boko Haram, forcave të rendit dhe të krishterëve në veri të Nigerisë.
E bëjnë të ditur burime të policisë dhe të Kryqit të Kuq, sipas të cilave 40 vetëve – nga të cilët 34 rebelë – të vrarë dje në Damaturu në përleshje mes të ashtuquajturve fondamentalistë islamikë dhe forcave të rendit, iu shtohen edhe 40 të tjerë, që kanë humbur jetën në Kaduna në të tjera përleshje mes kristianëve dhe myslimanëve. /M.A./