E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, pranga dy shqiptarëve, iu kap 6 kg heroinë

Heroinë e kapur nga policia, foto arkiv

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi u kapën me 6 kilogramë heroinë.

Dy shqiptarët, njëri punëtor në Savona, ndërsa tjetri student u ndaluan nën akuzën e tregtisë së drogës në Padova.

Policia italiane bëri me dije se ishte vënë prej kohësh në ndjekje të studentit shqiptar, i cili zhvillonte aktivitet të dyfishtë dhe policisë i kishte rënë në sy se si një student, i cili nuk punonte kishte një cilësi jete kaq të mirë.

Dy të rinjtë ndodheshin bashkë në kohën që policia tentoi ti ndalonte, por ata u ndanë në tentativë për të shpëtuar prej tyre.

Shqiptari, i cili ishte shok i të riut që arsimohej në Itali lëvizte me motor, ndërsa studenti u ndal në makinën e tij ku në çantën e librave u gjet 6 kilogramë heroinë.

Në përpjekjen e tij për të shpëtuar, studenti shqiptar kishte tentuar ta fshihte çantën poshtë një makine tjetër.

Nga ana e policisë bëhet e ditur se nga shitja e lëndës narkotike dy bashkëpunëtorët do mund të fitonin afro 300 mijë euro. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›