E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarja e 21 janarit, Peposhi: Plumbat mbi protestuesit vinin nga forcat e Gardës

Viktimat e 21 janarit

Sot në Gjykatën e Tiranës ka pasur dëshmi të reja në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, ku kanë qenë tronditëse deklaratat e dëshmitarit Hysni Peposhi, i cili tha se plumbat mbi protestuesit vinin nga kryeministria.

Hysni Peposhi është një nga dëshmitarët  21 janarit, që ka parë nga afër edhe vrasjen e mikut të tij,  Hekuran Deda.

Hysni Peposhi, solli edhe një herë para trupit gjykues atë çka ndodhi më 21 janar, si edhe mënyrën se si humbi jetën shoku i tij. Peposhi tregoi se, ishte nisur për të protestuar kundër qeverisë, sepse rruga në fshatin ku banon është e shkatërruar dhe prej 20 vitesh askush ska vënë dorë.

Peposhi tregoi gjithashtu se kishte nisur të filmonte me celularin e tij, në momentin kur situata para kryeministrisë u tensionua dhe tha se kishte parë që një person ishte vrare.

Peposhi tha se, kur ktheva për ti thënë Hekuranit se dikush ishte vrarë, pashë Hekuranin përdhe të mbuluar ne gjak dhe të bërë shosh nga plumbat, tregon një nga dëshmitarët e 21 janarit.

Peposhi theksoi se, plumbat vinin me breshëri nga forcat e Gardës, por ai nuk mundi të saktësonte nëse ato ishin drejtuar direkt mbi protestuesit.

Më tej trupi gjykues u njoh edhe me dëshminë e një tjetër protestuesi që mbeti i plagosur më 21 janar, Sokrat Godo si edhe të gazetarit të gazetës “Shekulli”, Flamur Vezaj.

Në këtë proces gjyqësor, krahas ish-kreut të Gardës, Ndrea Prendi, janë të pandehur edhe shoferi i tij, Margarit Kume dhe gardisti Agim Llupo. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›