E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kufirin me Malin e Zi kapen 12 kg marijuanë

Foto ilustruese

Sekuestrohen, pak metra larg vijës kufitare me Malin e Zi, 13 pako me peshë 12 kilogram e 877 gram, lëndë narkotike marijuanë. Rreth orës 00.20, në vendin e quajtur Gryka e shegëve, fshati Hot, Komuna Kastrat të rrethit Malësi e Madhe, patrulla e policisë kufitare ka konstatuar një person me një thes në dorë, i cili po ecte në drejtim të kufirit të Malit të Zi.

Në momentin kur  patrulla e policisë i ka bërë thirrje këtij personi që të ndalojë, ai  ka lëshuar thesin në tokë, pikërisht rreth 25 metër larg nga vija e kufirit me Malin e Zi. Falë terrenit të thyer dhe i ndihmuar nga errësira, shtetasi i paidentifikuar, ka mundur të largohej nga vendi i ngjarjes, duke vrapuar në drejtim të kufirit të Malit të Zi.

Ne vendngjarje u dërgua grupi hetimor, ku rezultoi se brenda thesit u gjetën 13 pako në formë katrore të presuara dhe të mbështjella me plasmas transparente, me lëndë bimore në formë boçe, në gjendje të tharë, me karakteristika të lëndës narkotike mariuanë. Nga strukturat e Anti-drogës në Drejtorinë e Policisë Qarku Shkodër, po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe po punohet për identifikimin e kapjen e autorit, të kësaj vepre panale. /Anila Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›