Brezi i ri i maratonomakëve
Gjithçka fillon si lojë, për të humbur ndonjë kile, për të shoqëruar një shok, shoqe apo të afërm që vrapon prej kohësh, ose për të thyer monotoninë e jetës sedentare. Në pak kohë, ashtu si pa e kuptuar, biem në grackën e manisë për të vrapuar në park para ose pas pune. Atletet e vjetra zëvendësohen me "patkonj teknologjikë" që të bëjnë të ndihesh një kampion i vërtetë, e shpesh me "iPod"-in dhe kufjet në vesh, jemi gati për të përshkuar disa kilometra, në park, qytet ose në plazh.
E rëndësishme është të vraposh që të njohësh limitet e tua dhe më pas pak nga pak t‘i kapërcesh ato. Kështu, dalëngadalë vrapi bëhet një "takim" fiks, një zjarr i madh që nuk shuhet lehtë. Mund të heqim dorë prej një aperitivi me miqtë, kinemasë, por jo prej vrapit, sepse krijon varësi psikologjike. Këtë e kanë vërtetuar edhe disa studime shkencore: pas një stërvitjeje mund të ndihemi të lodhur, por jemi të kënaqur, në humor të mirë dhe plot energji. Ky është efekti i endorfinës (hormoni i lumturisë) që përhapet nga truri në të gjithë trupin. E keqja është se kur nuk vrapojmë për një periudhë të caktuar kohe endorfina bie në qetësi, duke shkaktuar te ne nervozizëm, sepse na mungon ndjesia e të qenit mirë.
Të "droguarit" pas vrapit, përveçse në parqe, lënë takime edhe në internet, mes komunitetit të vrapuesve, për të krijuar një ide se sa serioz dhe i përhapur është pasioni për vrapin. Në sajtin "Nikeplus.com" mund të bëhen krahasimet e rendimentit të ditës. Mjafton një përçues i vogël, i futur nën shollën e këpucës dhe një marrës i futur në "iPod" dhe rezultatet e vrapimit regjistrohen në databazën e faqes. Më pas mund t‘i krahasoni ato me të miqve ose "të kundërshtarëve".
Një tjetër komunitet vrapuesish është edhe "Dead runner society", ose "Shoqëria e vrapuesve të vdekur". E krijuar në vitin 1991, "Dead runner society" është një komunitet virtual ku marrin pjesë diletantë dhe atletë të të gjitha niveleve. Shkëmbimi i informacioneve është i përditshëm, bëhen krahasime mbi kohën, distancat e përshkuara, ushtrimet, veshjen dhe maratonat që nuk duhen humbur. Për sa u përket këtyre të fundit, të bën përshtypje numri i kompeticioneve që ofron çdo javë kalendari.
Tashmë vrapi është shndërruar në një tendencë. Duhet theksuar se meshkujt vazhdojnë të përfaqësojnë pjesën më të madhe të vrapuesve. Një shpjegim për këtë jep edhe drejtori i revistës "Vrapimi": "Edhe pse nuk më pëlqen ta pohoj, duhet të them që femrat nuk kanë shumë dëshirë për të vrapuar. Jo për mungesë kohe ose vullneti, por sepse ndihen të pasigurta. Kanë frikë nga sulmet e ndryshme që mund të pësojnë nëpër parqe". Vrapueseve u është dedikuar edhe libri "Femrat që vrapojnë". Autore është amerikania Julia Jones. Megjithatë, për drejtorin e revistës "Vrapimi", libri që të gjithë duhet të lexojnë është "Maratonomaku, rrëfimet e një vrapuesi ekstrem", shkruar nga Dean Karnazes, i cili ka vrapuar kudo dhe në të gjitha kushtet meteorologjike, duke arritur rezultate të pabesueshme.
"E rëndësishme është të mos heqësh dorë kurrë. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por shtoni gradualisht minutat e vrapit. Duke u mësuar me këtë ritëm, të jeni të bindur se nuk do ta ndieni lodhjen. Gjithashtu, duhet të zgjidhni veshjen dhe atletet e duhura", thotë një ish-vrapuese profesioniste.
Atletet mund t‘i zgjidhni si të dëshironi, por të këshillueshme janë ato të shtrenjtat, sepse janë më cilësore. Por mund t‘i bëni edhe me porosi. Kjo do të ishte zgjidhja e duhur, pasi atletet kanë formën e këmbës suaj. Ky është një avantazh i madh, sepse kur të vraponi nuk do të lodheni dhe ç‘është më e rëndësishmja, nuk do t‘u dhembin këmbët. Pra, i vetmi shpenzim i vrapit, janë atletet. Për të tjerat, është një nga aktivitetet sportive më ekonomike. Ndoshta kjo është edhe një nga arsyet që është kaq i përhapur, përveç ndjesisë së lirisë që të jep.
Drejtori i institutit të kërkimeve "Swg", Roberto Weber, është i pasionuar pas vrapit dhe e ka shprehur suksesin e vrapit në librin "Përse vrapojmë?". "Të gjithë meshkujt vrapojnë. Tashmë vrapi është bërë një simetri universale. Të bën të ndihesh mirë dhe është shumë i shëndetshëm".
Por çfarë duhet të bëjmë që të vrapojmë çdo ditë? Si fillim thjesht duhet të provoni, edhe pse për një kohë të shkurtër, duke i alternuar minutat e vrapimit me ato të ecjes së shpejtë, derisa të arrini atë që të fiksuarit pas vrapit e quajnë "rregullin tre": të vrapuarin tri herë në javë për 30 minuta. Vetëm atëherë do të mund të klasifikoheni në botën e vrapuesve.
Shifrat
2 milionë - numri i vrapuesve
66,55% ∑ personat që vrapojnë të paktën një herë në javë
27% ∑ numri i femrave që vrapojnë
68% ∑ kategoria e vrapuesve mbi të 30∑at
Të gjithë të njëjtë në rrugë
Vrapi është lloji i sportit që i ka "infektuar" të gjithë, të rinjtë, të moshuarit, VIP∑at dhe menaxherët
Fergie
Këngëtarja e famshme vrapon për të përballuar spektaklet akrobatike të grupit të saj "Black Eyed Peas"
Lili Gruber
Gazetarja është e pasionuar pas vrapit, sepse largon streset dhe tensionet e punës
Simona Ventura
Drejtuesja televizive e ka sportin në ADN, përfshi këtu edhe vrapin
Gwyneth Paltrow
Aktorja nuk i kushton rëndësi vetëm jogës. Ajo bën çdo ditë vrap, me "iPod" dhe kufje në vesh
Matthew Mcconaughey
Për trupin e tij gjithë muskuj, i detyrohet sërfit, por edhe vrapit, nga i cili nuk heq kurrë dorë