E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, kontroll të rreptë ndaj institucioneve financiare

Presidenti Barak Obama është gati të shpallë ndryshimin e një serie të gjatë rregullash dhe sistemesh që mbikëqyrin institucionet financiare amerikane, në përpjekje për të larguar çdo mundësi që kriza aktuale financiare të mund të përsëritet. Për ekspertët, bëhet fjalë për rishikimet më ambicioze që prej epokës së Depresionit të Madh. Në të kundërt të pronësisë shtetërore mbi kompanitë e mëdha të autoveturave dhe të disa institucioneve kyçe bankare, ndryshimet në sistemin e rregullatorëve financiarë do jenë të përhershme.

Në thelb, qëllimi është shtimi i fuqisë mbikëqyrëse të autoriteteve dhe agjencive qeveritare, që përcaktojnë rregullat me të cilat operojnë bankat, që nga huatë e investimet, deri te transaksionet e përditshme të çdo individi. Propozimet e Presidentit, tani janë kthyer në objekt debati në Kongres, duke qenë se një palë i konsideron shumë të buta, ndërsa një tjetër i sheh si ndërhyrje me dorë të fortë në rregullat e kapitalizmit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›