Kosova, një vit shtet me Kushtetutë
Kushtetuta e Kosovës bëhet 1 vjeçe. Në njëvjetorin e hyrjes në fuqi të aktit më të lartë ligjor, udhëheqësit politikë të Kosovës kanë vlerësuar se ajo ka ndërtuar bazën juridike mbi Deklaratën e Pavarësisë së vendit. Sipas tyre, Kosova ka një Kushtetutë moderne dhe institucione demokratike që garantojnë të drejtat elementare të qytetarëve të saj.
Megjithatë, zv/kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i tha BBC-së se sfida më e madhe për Kosovën është moszbatimi i Kushtetutës në veriun e saj, për shkak të refuzimit të pakicës serbe dhe ndërhyrjes së shtetit serb. Kushtetuta e Kosovës hyri në fuqi katër muaj pas shpalljes së pavarësisë së saj, më 15 qershor të vitit 2008 dhe ajo përfshiu edhe planin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisari.
Kushtetuta u tha se po i jepte fund administrimit ndërkombëtar dhe se do të garantonte të drejtat e pakicave e në veçanti pakicës serbe në Kosovë. Por, për përfaqësuesit politikë të serbëve, Kushtetuta e Kosovës nuk ekziston ashtu siç nuk ekziston, thonë ata, as vetë shteti i Kosovës.
Serbët e Kosovës thonë se nuk do ta respektojnë atë dhe kanë kërkuar një cikël të ri bisedimesh për të gjetur, siç thonë, një zgjidhje të pranueshme për statusin e Kosovës.
Ish-ndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtisari, pritet t‘i drejtohet sot (e hënë) Kuvendit të Kosovës, teksa vendi shënon njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Në këtë përvjetor, në Kosovë pritet të qëndrojnë edhe diplomatë të tjerë si Albert Rohan, Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe Soren Jessen-Petersen.
Kushtetuta e Kosovës hyri në fuqi të dielën e një viti më parë, katër muaj pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes së shtetit të ri nga 43 vende të ndryshme të botës. Ajo e përcakton Kosovën "shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të pandashëm". Kushtetuta garanton të drejta të avancuara për pakicat, në veçanti për atë serbe. Sipas saj, autoritetet kosovare marrin më shumë përgjegjësi, të cilat deri tani kanë qenë nën autoritetin e misionit të Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, UNMIK-u nuk do të largohet nga Kosova dhe ende nuk është krejtësisht e qartë se cili do të jetë tani roli i tij në raport me misionin e Bashkimit Europian për policinë dhe drejtësinë, EULEX.
Udhëheqësit kosovarë e kanë vlerësuar hyrjen në fuqi të Kushtetutës si një moment historik për Kosovën. Ata janë zotuar se do ta zbatojnë atë në të gjithë territorin e Kosovës.
Ndërkaq, serbët e Kosovës e kanë vlerësuar të jashtëligjshme Kushtetutën dhe kanë thënë se për ta, e zbatueshme do të jetë vetëm Kushtetuta serbe.
Historiku i Kushtetutës
Në vitin 1974, Kosova, si njësi federale e ish-Jugosllavisë, ka pasur Kushtetutën e saj, e cila i siguronte krahinës së atëhershme të drejtë vetoje në nivelin federal, njësoj si njësive të tjera federale që kishin statusin e republikës. Pas heqjes së dhunshme të kësaj autonomie, Kuvendi paralel i Kosovës miratoi një Kushtetutë në vitin 1991. Sipas saj, Kosova fitonte statusin e Republikës në ish-Jugosllavi, mirëpo ky dokument nuk u njoh ndërkombëtarisht. Dy vjet pas përfundimit të luftës, në vitin 2001, Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë miratoi kornizën kushtetuese, e cila kufizonte pushtetin e autoriteteve vendore. Përgjegjësitë kryesore në fushën e politikës së jashtme, sigurisë e drejtësisë, ky dokument ia linte në duar UNMIK-ut.
Deklarata
Presidenti Sejdiu
Aktualisht nuk ka, por do të ketë sundim të ligjit në të gjithë territorin e Kosovës. Republika e Kosovës do të jetë unike, territorialisht dhe funksionalisht, pavarësisht nga problemet me të cilat ballafaqohemi sot nga strukturat ilegale që sponsorizon Serbia në Kosovë. Për këtë punë kërkohet veprim i integruar i qeverisë së Kosovës dhe i misionit ndërkombëtar në vendin tonë
Kryeministri Thaçi
Hyrja në fuqi e Kushtetutës shënon hapin më të madh pas shpalljes së pavarësisë. Me Kushtetutën e re Kosova bëhet shtet funksional me të drejta të avancuara për komunitetet pakicë. Jam i bindur se me këtë Kushtetutë krijohen mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Qytetarët marrin garanci për të drejtat dhe obligimet e tyre dhe trajtohen njësoj si në çdo shtet demokratik, madje me të drejta edhe më të afirmuara
Kryeparlamentari Krasniqi
Serbët duhet ta pranojnë realitetin e krijuar pas shpalljes së pavarësisë dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre, bashkë me shumicën shqiptare dhe komunitetet e tjera. Ne i ftojmë autoritetet e Beogradit të mos pengojnë Kosovën në proceset e saj konsoliduese, të mos i instrumentalizojnë qytetarët tanë të komunitetit serb dhe të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemeve, e bashkëpunimit rajonal, duke e njohur Kosovën subjekt të barabartë