E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të gjelbër me faj

Dikur, pati ndodhur një koncert në Indianapolis, që përbëhej nga 50 piano. Instrumente të mrekullueshme janë pianot! Megjithatë, 50 mund të kenë qenë pak tepër. Ashtu si kori i sotëm, që po na bën thirrje ta shpëtojmë planetin. Në historinë e demokracive të zhvilluara me popullatë të edukuar, së cilës i shërbejnë mediat, nuk ka precedent për rekrutimin e mediave të sotme në fushatën që të promovohet "vetëdija" për ngrohjen globale.

***

Kur bëhet fjalë për këtë çështje, pra shpëtimin e planetit, më duket si diçka e ngjashme edhe me gazetarinë, e cila megjithatë e konsideron veten si skeptike dhe jokonformiste. Mburrja e vazhdueshme nga fushata për "ngritje të vetëdijes" nga ana e kompleksit media-politikë ka provokuar një kundërpërgjigje komike në formë të "Familja Goode", një program i animuar i ABC-së, që shfaqet ditëve të mërkura. Filmat vizatimorë duket se janë mënyra më efektive e kapjes së vëmendjes së një audience të madhe. Megjithatë, programi është dëshmi e mirëseardhur e shpërthimit të asaj që është quajtur si "flluska e gjelbër".

Gerald dhe Helen Goode, fëmijët e tyre dhe qeni Che, jetojnë në një qytet kolegji, ku bluzat dhe mediat e tjera këshillojnë ("Mishi është vrasje"), këshillojnë ("Mos i vrit drunjtë") dhe nxitin ("Përkrahi ushtarët tanë... dhe kundërshtarët e tyre‘). Kolegji, ku punon Geraldi, u jep studentëve ndjenjën e zotërimit. Dhe kur Geraldi thotë se departamenti i tij ka nevojë për para, për të rritur përqindjen e punëtorëve që u përkasin komuniteteve pakicë, shefi i tij, me gëzim përgjigjet në mënyrë retorike: "Apo... thjesht mund t‘i përjashtojmë tre tipa të bardhë. Çdokush fiton!".

Helena blen në dyqanin One Earth, ku shkojnë zakonisht të varfërit. "Vini re blerësit e One Earth: shitësi i SUV-së është në rendin nr. katër dhe mban një kapelë bejsbolli". Kritiku i televizionit nga New York Times nuk pajtohet. Ky program "duket se është ndërtuar në mënyrë agresive... jashtë gatishmërisë së tashme, thuajse është inkubuar në fillim të viteve ‘90, kur ishte mëse e mundur të gjejw skeptikë të ngrohjes globale edhe në mesin e më të arsyeshmëve dhe më të informuarve.

"Ky është një shembull i përsosur i vetëkënaqjes bezdisëse të shpëtimtarëve të planetit. Mospajtimi i arsyeshëm është i pamundur. Renditini pianot. "Familja Goode" nuk e kërcënon pozitën e Jonathan Swiftit si satirikun kryesor të gjuhës angleze. Por kur një fëmijë Goode i kërkon falje prindit të tij, sepse e ka përdorur shumë makinën, dhe prindi përgjigjet: "Është në rregull... ajo që ka rëndësi është se ti ndihesh fajtor për këtë gjë", programi prek në një fenomen të rëndësishëm: ekologjia si psikologji.

***

Në "Flluska e gjelbër", pse ambientalizmi vazhdon të shpërthejë? Ted Nordhaus dhe Michael Shellenberger, autorë të "Përçaj: Pse nuk mund ta lëmë shpëtimin e planetit në duart e ambientalistëve", thonë se para disa viteve, të qenit Të Gjelbër "shkonte përtej politikës". Gjestet, mbajtja e qeseve të najlonit për t‘i përdorur sërish, blerja e domateve të shtrenjta, por organike, shfryrja e gomave, "fitoi urgjencë të freskët". Konsumimi i gjelbër u bë "konsumim pozicional", i cili e identifikoi konsumatorin si anëtar të elitës morale dhe intelektuale.

Një sondazh i vitit 2007 gjeti se 57 për qind e blerësve në "Prius" thanë se e kishin blerë veturën e tyre, sepse "më jep paraqitje". "Honda", e vetëdijshme për tregun e efektit të statusit, e riformoi hibridin e saj "Insight" të vitit 2009, që të duket si një "Prius". Nordhaus dhe Shellenberger e konstatojnë mungesën e rëndësisë së këtyre gjërave; si masat mjedisore të mbjelljes së kopshteve, duke përdorur llamba fluoreshente. Rëndësia e tyre është terapeutike, por jo për planetin. Këto i bëjnë njerëzit të ndihen më mirë: "Në fund të fundit, ne nuk mund të ikim nga fakti se varemi nga infrastruktura, rrugët, ndërtesat, sistemet e kanalizimit, uzinat energjetike, rrjetet elektrike etj, të cilat kërkojnë sasi të mëdha të karburanteve nga fosilet.

Kufiri i "ambientalizmit utopik" ishte që të zvogëlojë fajin. Gjatë flluskës së gjelbër, shumë amerikanë u bënë të "mbërthyer nga mendimet binjake se, civilizimi njerëzor së shpejti do të shembej, dhe se ne jemi në skaj të kapërcimit para në një vetëdijeje të re, e cila do të na lejojë ta shërojmë veten, shoqërinë tonë dhe planetin tonë. Frika apokaliptike përputhet me shpresën utopike".

Papritmas, veprimet e zakonshme, si p.sh. blerja e llambave elektrike, i dha jetës rëndësi kozmike. Por Të Gjelbërit shpesh konstatojnë se ndryshimi i klimës globale do të ketë ndikimin më të madh te të varfrit e botës; ata nuk e përmendin faktin se të varfërit, më së shumti kanë për të përfituar nga zhvillimi, i nxitur prej karburanteve të lira të fosileve si qymyri. Për të varfërit, klima tashmë është e rrezikshme.

Tani, -thonë Nordhaus dhe Shellenberger, -"flluska e gjelbër" ka shpërthyer, e pickuar nga ngurrimi i intensifikuar i amerikanëve që të ndjekin gjelbërsinë tek çmimi i rritjes ekonomike. Ana e errët e utopisë është "ikje dhe shkëputje nga realiteti, i cili është tipar i të gjitha flluskave; të gjelbrës apo asaj ekonomike".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›