Një zgjidhje të menjëhershme për Qipron
Autori i Lajmit: Nga Ban Ki Mun
New York – Për katër dekada me radhë, rruga “Ledra” në zemër të Nikozisë ishte një simbol i Qipros së ndarë. Dhe pastaj, në prillin e para dy vjetësh, muri që ndante kryeqytetin ndërmjet jugut dhe veriut u hap. Ngadalë, njerëzit që për 44 vjet nuk kishin pasur komunikim, filluan ti ripërtërinin marrëdhëniet e tyre dhe të gjenin njëri-tjetrin.
Gjatë javës së kaluar vizitova pikën e kalimit në rrugën Ledra. Zyrtarisht kisha shkuar për inaugurimin e planit për ndërtimin e ndërtesave të zonës së ndërmjetme. Por personalisht më shumë isha i interesuar të mësoja vetë diçka nga ndarja ndërmjet asaj që i ka mbajtur për një kohë të gjatë të ndarë qipriotët grekë dhe qipriotët turq. Gjatë kohës sa unë po ecja rrugës, dëgjoja njerëz që filluan të bërtisnin: “Zgjidhje tani! Zgjidhje tani!”
Si një korean, e ndjeja në palcë dhimbjen e të jetuarit në një shtet të ndarë. Po ashtu e dija se sa i vështirë është bashkimi. Kjo është arsyeja pse shkova në Qipro – për të treguar mbështetjen time personale për nismat për ribashkimin e ishullit, dhe për ti dhënë shtytje progresit të mëtejshëm.
Qiproja është në një pikë kyçe. Lideri qipriot grek, Demtris Christofias, dhe homologu i tij qipriot turk, Mehmet Ali Talat, po punojnë shumë për arritjen e një marrëveshjeje. Por ata nuk do të kenë sukses nëse nuk do të kenë mbështetje.
Kombet e Bashkuara janë në Qipro për ta bërë të mundshëm pajtimin. Paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara po qëndrojnë aty për më shumë se 45 vjet. I dërguari im, Alexander Downer, po ndihmon në lehtësimin e procesit të bisedimeve.
Unë kam mbajtur bisedime të shumta me të dy liderët – individualisht dhe bashkërisht – dhe u kam thënë atyre se fati i Qipros është në duart e tyre. Unë besoj se është e mundshme arritja e një marrëveshjeje.
E para, ka një përkushtim të madh ndërmjet Christofiasit dhe Talatit. Ata janë takuar pothuajse 70 herë gjatë gjashtëmbëdhjetë muajve të fundit, përfshirë dy javë të takimeve intensive, sikurse edhe takimet e zhvilluara gjatë kohës së qëndrimit tim.
E dyta, negociatorët janë duke gjetur pika të përbashkëta. Gjatë kohës sa qëndrova atje, liderët u bashkuan për të theksuar progresin e arritur që tashmë është shënuar në çështje kritike, si qeverisja dhe ndarja e pushtetit.
E treta, të dyja palët janë duke qëndruar në tavolinën e bisedimeve. Ashtu siç e kanë thënë edhe liderët, “koha nuk është në anën e marrëveshjes”. Kjo është arsyeja se pse ata kanë vendosur të mbajnë bisedime për kohë të pacaktuar, në vend se të pauzonin në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të muajit prill.
Më në fund, Greqia dhe Turqia – dy aktorët kryesorë rajonalë – përkrahin bisedimet e fundit dhe janë treguar të gatshme për të ndihmuar në arritjen e një zgjidhjeje.
Ndërtimi në këtë moment është vital. Askush nuk jeton me iluzionin se kjo është çështje e lehtë – bisedimet paqësore kurrë nuk janë të lehta. Kjo është një çështje e ndërlikuar dhe është e mishëruar me një histori plot telashe.
Do të ketë skeptikë dhe kritikë në çdo hap, dhe do të ketë prej atyre që do të mundohen ta prishin procesin e bisedimeve për ti ndjekur interesat dhe agjendat e tyre.
Inkurajim dhe bindje do të kërkohet nga liderët për të bërë çfarë është në të mirë të të dyja palëve. Çfarëdo marrëveshje që do të arrihet do të hidhet në referendum në bashkësinë e qipriotëve grekë dhe atë të qipriotëve turq. Edhe tani është e qartë se një marrëveshje për problemin e Qipros do të jetë në interes të njerëzve të të dyja anëve, jugut dhe veriut të ishullit.
Një marrëveshje po ashtu do të dërgonte mesazhe se mospajtimet pavarësisht sesa të ndërlikuar dhe të gjata që janë, si ajo e Qipros, mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Kjo është arsyeja pse, pavarësisht prej të gjitha pengesave, negociatorët duhet ta ruajnë rrugën drejt paqes. Thirrja e njerëzve të rrugës “Ledra” duhet të dëgjohet. Për Qipron është koha për një “zgjidhje të menjëhershme”.
(Autori është sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Komenti është shkruar për rrjetin botëror të gazetarisë, “Project Syndicate”)
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010