Lojërat e fatit, po shkatërrojnë shoqërinë shqiptare në MB
Autori i Lajmit: Nga Blerim Ciroka
Nga do që të takohesh me shqiptarë këtu në Londër e të bisedosh pak, vë re se një ndër
virusët më të rrezikshëm shoqërorë për emigrantët këtu janë lojërat e bixhozit. Ndodh jo rrallë që shoku pyet shokun, miku pyet mikun e kushëriri kushëririn për ca të holla sepse i ka humbur të gjitha lekët tek ato makinat e bixhozit. Shpesh ndodh që rroga të jetë marrë dje e sot të kërkohet lekë hua. Për të shkruar këtë shkrim mora shkas nga një bisedë me një mikun tim i cili pavarësisht se në një moshë të pjekur, 35 vjeç, i martuar, me arsim të lartë dhe me punë të rregullt dy herë kishte rënë pre e lojërave të fatit/djallit. Herën e parë e kishte pasur për turp të më tregonte se kishte humbur një sasi diku 900 paund për një ditë. Por kur ndodhi herën e dytë e ndjeu të nevojshme ta diskutonte, të
këshillohej me dikë për të gjetur zgjidhje. T`ju them të drejtën e pashë në kulmin e mërzisë e sytë i ishin mbushur me lot. As që më kishte shkruar nder mend se një mik i tillë, me një personalitet të lakmueshëm, me arsim të lartë, familjar etj të bierë në këtë gjendje! Gjithsesi pas disa bisedash miku në fjalë u bind për t`u distancuar nga ato “dyqane” djallëzore. Bazuar në vëzhgimet e përgjithshme sa vjen e sa vjen e të
rritet bindja se në qoftë se mund të bëhet një studim rreth humbjeve vjetore që meshkujt shqiptarët kanë nga lojërat e fatit shifrat do të jenë marramendëse.
Pas humbjeve në lekë pason humbja psikologjike, familjare, shoqërore, etj. Është vënë re se njerëzit që lozin lojërat e tillë janë shumë të stresuar, kalojnë depresione në shkalla të
ndryshme, dëshpërime të thella, frikë për të ardhmen, frikë në se mund të dalin më nga baltovina ku janë zhytur etj. Në njërën anë vesi (obsesion) e nga ana tjetër ëndrra shterpë për të fituar një ditë e bëjnë dhe më të vështirë kthjellimin në vepra të të riut të përfshirë
në lojërat e bixhozit.
Sa familje Shqiptare kanë përfunduar të ndarë zyrtarisht vetëm si pasojë e lojërave te djallit të mallkuar siç janë lojërat e fatit. Sa fëmijë sot rriten nën kujdesin e vetëm të nënave sepse babai ka luajtur me lojërat e bixhozit gjendje e cila ndikon keq nën arritjet
e fëmijës qoftë në mësime, qoftë në marrëdhëniet shoqërore e qoftë në të ardhmen e tij. Për arsye se fëmija djalë apo vajzë qoftë ka nevojë të pazëvendësueshme edukuese për
shembullin e babait në familje. E kur ai mungon… Është dëgjuar se ka nga ata shqiptarë që pavarësisht se punojnë me orë të plota nuk kanë lekë as të vizitojnë mëmëdheun. Të rinjtë që lozin bixhoz është e vështirë të mendosh se ato e vrasin mendjen për të shkuar në shkollë apo për të kryer ndonjë kurs zanati. Pra, i riu sa vjen e kufizon vetveten nga mundësinë që i janë dhënë qoftë në këtë shtet e qoftë në përgjithësi në jetë.
Po cilat janë vallë shkaqet e përhapjes së kësaj sëmundjeje shkatërruese për shoqërinë? Në të vërtetë përshkrimi i saktë i sëmundjeve nuk është i lehtë për arsye se çdo individ
mund të ketë motivimet e veta por ne do të përmendim disa prej tyre. Së pari, shoqërimi
me individë që lozin lojëra të tilla herët apo vonë do të ndikojë keq.
Të shoqërohesh me një person që luan dhe ndoshta nuk e zë gjumi natën duke
menduar rreth humbjeve të deritanishme dhe duke ëndërruar për së largu, të pamundurën,
mundësinë për të fituar ndonjëherë do të thotë se, herët a vonë, këtë sëmundje do e ndjesh
dhe ti, ky virus do të përshkojë dhe ty. Së dyti, ndikim kanë përvojat e mundshme të bartura nga vendlindja. Pra ata njerëz që kanë luajtur të tilla lojëra kur kanë
qenë në mëmëdhe e kanë shumë shumë të lehtë të vijojnë dhe këtu të njëjtën “traditë”.
Së treti, thënë shkurt, karakteri i disa shqiptarëve për t`u pasuar shpejt dhe po u lodhur..
Ka jo pak që nuk duan ta kalojnë rininë në punë fizike.. Të lindur për të bërë “qejf”.. Së
katërti, padyshim që këtu një rol të madh luan dhe gjendja civile e të rinjve, pra nëse janë të martuar dhe kanë familje apo jo e sa kanë qetësi familjare apo jo, nëse janë të pajisur
me nënshtetësi apo jo, shkollimi, të qenurit të shkolluar, shoqërimi me njerëz që i luajnë
këto lojëra apo jo dhe të ngjashme. Për të ardhur tek qëllimi kryesor i
këtyre rrjeshtave lind pyetja: Cilat janë mënyrat për t`u larguar nga këto sëmundje
shoqërorë: Parasëgjithash personi që luan duhet të bind vetveten se asnjëherë nuk ka për
të fituar nga lojërat e fat sepse ata lojëra janë të programuara që fitues të jetë vetëm
pronari. Së dyti, të harrojë ato që i ka humbur dhe të mundojë se sa shumë mund të fitojë
me një punë të suksesshme po përjetuar aq ankth e lodhje shpirtërore sa përjeton nga lojërat e fatit. Të mendojë se të gjithë ata që hyjnë në ato dhoma dhe lozin janë njerëzit
me një pozicion jo shumë të kënaqshëm në shoqëri. Së treti të përshijë në këtë llogari, e
cila është ndër humbjet me të mëdha, shkatërrimin e familjes, humbjen e gruas dhe të
fëmijëve.
Të mendojnë se pikërisht sjelljet e babait do të bëhen shembull për fëmijën, për
të riun etj. Të mendojnë se sot disa fëmijë rriten me të dy prindërit dhe sërish kanë probleme në sjelljet e tyre. Paramendo ata/o që rriten vetëm me një prind!!! Të mendojnë
veten e tyre pas ndasisë martesorë dhe arsyen që e çoi deri këtu a ia vlejti apo jo, a mund të parandalohej apo jo dhe si!
Të mendojnë se sa e të rinjve që nuk lozin kanë suksese dhe arritje të lakmueshme
në jetë dhe sa nga ata që lozin kanë arritur diçka në jetën e tyre..
Të mos harrojmë asnjëherë atë që na urdhëron Krijuesi i Gjithësisë në një nga librat e shenjtë ku thuhet: “O ju që besuat, ska dyshim se vera, lojërat e bixhozit, idhujt
dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga djalli. (El-Maide 90) Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. (Marrë nga The Albanian)
Ky lajm është publikuar: 15/02/2010