E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brian Filipi nëshkruan me Ravenën në Itali

Brian Filipi, mesfushori i përfaqësueses shqiptare U-19 firmosi me skuadrën italiane Ravena Calco. Filipi ka luajtur edhe me skuadrat e moshave të këtij klubi. Lajmi u bë i ditur për Albania-sport.com nga agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia, i cili është edhe menaxheri i lojtarit 18-vjecar.
Filipi ishte një nga lojtarët më të mirë në Elite Raund, ku Shqipëria U-19 e drejtuar nga Ramadan Shehu u ndesh me Gjermaninë, Sllovakinë e Kroacinë. Në ndeshjet kundër këtyre ekipeve sulmuesi 18-vjecar - i lindur në Lezhë- tregoi aftësi individuale të mira, kualitet dhe teknikë.
Verdhekuqtë e Ravenës, që këtë sezon do të militojë në Serinë C1 – u rendit në vendin e 20-të në Serinë B nga 22 skuadra – janë duke kryer fazën përgatitore në Riolo Terme. Brian Filipi është midis ndër 28 të thirrurve dhe është një ndër pesë lojtarët e ardhur nga ekipi i të rinjve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›