Lika mban të pastër portën çeçene

Portieri i Kombëtares shqiptare, Ilion Lika, i cili aktivizohet në kampionatin rus me skuadrën cecene Terek Grozni bëri një paraqitje fantastike në barazimin në shtëpi kundër Rubin Kazan (0-0).
Për 28-vjecarin Lika, i cili më parë ka luajtur edhe me Dinamon (199 ndeshje) dhe Elbasanin (17), takimi kundër Rubin Kazan ishte i 12-i me fanellën e Terek. Një javë më parë, Lika ia doli ta mbante të pastër portën e Terekut në barazimin 0-0 kundër FK Moskva të luajtur në kryeqytetin rus.